Celebrity

Princi William ka zgjedhur që thjesht ta injorojë Harry-n, por pse?

Shkruar nga Anabel

5 Shtator 2024

Princi William ka zgjedhur që thjesht ta injorojë Harry-n, por pse?

Pavarësisht të gjitha teorive që po qarkullojnë kohët e fundit lidhur me princin Harry dhe rikthimin e tij të mundshëm në rolet publike pranë familjes mbretërore, burime të brendshme thonë se ndikimin më të madh në gjithë këtë histori e ka i vëllai, princi William, i cili po ndjek një strategji: Injorimin e vazhdueshëm të të vëllait.

Gjatë episodit të fundit të show-t “Palace Confidential”, ekspertja mbretërore Rebecca English shpjegoi faktin se familja mbretërore “po luan blofin” në raport me Harry-n, sidomos pas zërave se ai ka kërkuar që të rregullojë raportet me familjen e tij dhe po kërkon që të rikthehet në Mbretërinë e Bashkuar. Me pak fjalë, asgjë nga këto nuk është e vërtetë, për tepër që William sipas ekspertes po i detyron të gjithë pjesëtarët e familjes që të heshtin dhe të mos bëjnë asnjë reagim që ka lidhje me Harry-n.

“Mos i dëgjoni këto histori, mos reagoni me bujë, thjesht lërini gjërat të kalojnë lehtë dhe gjithçka do të normalizohet me kalimin e kohës,” thotë Rebecca për porositë e William ndaj familjarëve dhe personave më të afërt pranë pallatit mbretëror.

Princi William ka zgjedhur që thjesht ta injorojë Harry-n, por pse?
FOTO: DOMINIC LIPINSKI/POOL/AFP via Getty Images

Sipas “The Mirror”, vëllezërit "nuk flasin me njëri-tjetrin prej disa muajsh dhe aktualisht nuk kanë asnjë kontakt". Edhe pse të dy morën pjesë në funeralin e xhaxhait të tyre Lordit Fellowes në Norfolk, ata nuk u panë të flisnin apo të ndërvepronin me njëri-tjetrin.

Burimet e afërta pranë Harry-t konfirmuan se ai nuk ka në plan të kthehet në pozicionin dhe rolet e tij të mëparshme si pjesë e familjes mbretërore, përkundrazi. Princi Harry duket i vendosur që ta përqendrojë të gjithë karrierën dhe suksesin e tij në SHBA, aty ku po jeton me gruan e tij Meghan Markle dhe dy fëmijët e tyre. 

Arsyet e këtij vendimi nga ana e William në fakt, vijnë pasi Harry vendosi që së bashku me familjen të shkëputeshin nga detyrat mbretërore, nxorri sekretet familjare dhe jo vetëm në librin e tij "Spare" dhe sigurisht, tregoi shumë detaje ekskluzive në dokumentarin "Harry & Meghan" në Netflix.  

Arikuj të sugjeruar: