Celebrity

Hailey dhe Justin na tregojnë trukun për më shumë gjumë për veten dhe bebin

Shkruar nga Anabel

6 Shtator 2024

Hailey dhe Justin na tregojnë trukun për më shumë gjumë
FOTO: Instagram/ JUSTIN BIEBER

Hailey dhe Justin janë zyrtarisht prindërit më të rinj në radhët e personazheve të njohur dhe ka kaq shumë gjëra për të diskutuar rreth tyre, nga prindërimi te aksesorët tipik që japin sinjalet e mëmësisë, stili i veshjes etj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Por, duket se ndjekësit janë aq të vëmendshëm sa nuk u ka shpëtuar një detaj në foton që këngëtari ka postuar nga dhoma e gjumit: drita e kuqe.

Hailey dhe Justin na tregojnë trukun për më shumë gjumë
FOTO: Instagram/ JUSTIN BIEBER

E kuptueshme që për prindërit e Jack Blues Bieber ka më shumë net pa gjumë dhe zgjime të vështira për shkak të përshtatjes me oraret e bebushit dhe të qarat. Dhe duket se terapia me dritë të kuqe është një nga gjetjet më të mira që mund të bëjnë prindërit që kanë probleme me gjumin e të porsalindurve të tyre, por sigurisht që kjo nuk do të thotë që të vegjlit nuk do të qajnë fare.

Sipas Anna Miller, terapiste e mirëqenies dhe jetesës, terapia me dritë të kuqe është e dobishme për pjesën e gjumit tek të rriturit, por edhe fëmijët. Ajo ndihmon në rritjen e melatoninës, hormonit që na ndihmon të flemë. Nga ana tjetër, drita e kuqe zvogëlon kortizolin, hormonit e stresit që i pengon njerëzit të bëjnë gjumë të qetë dhe cilësor.

“Terapia me dritën e kuqe rrit prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ritmin cirkadian dhe ndihmon në mbajtjen e një cikli të shëndetshëm gjumë-zgjim,” tha ajo!

Ekspertja sugjeron që drita të ndizet çdo mbrëmje, 20-30 minuta para gjumit dhe nuk ka nevojë sipas saj që ta mbani ndezur gjatë gjithë natës, mjafton pak minuta për të pasur një rezultat efektiv.

“Kjo terapi, jo vetëm ndihmon në përmirësimin e gjumit, por ka edhe përfitime të tjera shëndetësore, sidomos për lëkurën duke ndikuar në tonin dhe strukturën e saj, rritjen e prodhimit të kolagjenit, zvogëlimin e rrudhave dhe linjave të imëta etj,” përfundon terapistja.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Hello