Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, ka shënuar golin e 900-të në karrierën e tij, gjatë ndeshjes mes Portugalisë dhe Kroacisë, e cila u zhvillua në Lisbonë. Ai shënoi golin në minutën e 34-të të ndeshjes dhe Portugalia fitoi me rezultatin 2-1.
Fituesi i “Topit të Artë” u shpreh i emocionuar ndërsa festoi për golin e tij. “Do të thotë shumë”, tha Ronaldo në reagimin e tij të parë për Associated Press.
“Ishte një arritje që doja ta fitoja për një kohë të gjatë. E dija që do ta prekja si numër, sepse duke qenë se vazhdoj të luaj, kjo do të ndodhte natyrshëm”.
Suksesi i jashtëzakonshëm i Ronaldo-s është vlerësuar mjaft nga adhuruesit e tij. “Është një rekord i paparë”; “Jo më kot është më i miri i epokës sonë”; “I papërsëritshëm dhe unik”, ishin disa nga komentet në rrjetet sociale.
Ronaldo është kështu futbollisti i parë që arrin një rekord të tillë. në vend të dytë është rivali i tij historik, Lionel Messi, i cili ka shënuar 842 gola në karrierë, ndërsa në vend të tretë, legjenda Pelé, i cili ka shënuar 765 gola.
Artikuj të sugjeruar: