
Këngëtarja e njohur Sabrina Carpenter duket e vendosur në idenë e saj për të mos folur publikisht për asgjë tjetër, përveç muzikës dhe projekteve të reja. Në një intervistë të fundit për revistën “W”, ylli i popit foli për faktin se pse nuk dëshiron të diskutojë lidhjet e dashurisë apo marrëdhëniet e tjera përtej muzikës.
"Unë e kuptoj pse njerëzit janë të interesuar," tha Carpenter. "Por ata mund të dëgjojnë albumin tim dhe ta kuptojnë se për çfarë janë këngët e mia."

Duke qenë se Sabrina është një yll në rritje dhe suksesi i saj përqendrohet në muzikë, është e kuptueshme që të synojë që vëmendja e publikut të lidhet me artin e saj.
Muajin e kaluar, “People” konfirmoi lajmin se Carpenter ka një lidhje me Barry Koeghan, personazhin protagonist në videoklipin "Please Please Please" të këngëtares.

Sabrina dhe Barry bënë daljen e parë publike pas festës së çmimeve Grammy, pavarësisht faktit se në tapetin e kuq ata kaluan veçmas njëri-tjetrit.

Pas zërave për ndarjen e çiftit gjatë muajit gusht, ka qenë Keoghan që u është përgjigjur të gjitha hamendësimeve me një pëlqim në një postim të Carpenter në Instagram ku ajo shfaqet me një palë të brendshme në nuancë blu.
Artikuj të sugjeruar: