
Selena Gomez dhe producenti muzikor Benny Blanco thjesht nuk ndalojnë së shijuari çdo moment të jetës së bashku dhe sa herë e bëjnë këtë, duket se i japin botës një arsye më shumë për të besuar përsëri te dashuria. Ajo tregoi se Benny është i dashuruar me një shenjë të vogël që artistja ka në fytyrë. Pra, shenjat janë unike, tregojnë histori dhe dikush mund të dashurohet me to.
Ylli i serialit "The Only Murders in the Building" zbuloi detajin gjatë një bisede virtuale disa muaj më parë dhe bëhet fjalë për një shenjë në vetull që i ka mbetur që nga lindja.
"Unë kurrë nuk e fsheh atë," tha Gomez. "Nuk e di nëse dikush e ka vënë re më parë, por është pikërisht në vetullën time. Ndonjëherë, përdor korrektor për ta mbuluar, por shumë rrallë. Është në fakt gjëja e preferuar e të dashurit tim tek unë."

Selena thotë se nuk i pëlqen të grimohet, përveç punës apo periudhave kur duhet të merret me filma apo muzikë. Ajo foli edhe për gjërat e preferuara që u pëlqen të bëjnë bashkë dhe të gatuarit është një prej tyre.
"Më pëlqejnë ushqimet e freskëta dhe ndikim në këtë qasje ka edhe i dashuri im,” tha ajo për Blanco-n që është autor i librit të gatimit me titull “Open Wide: A Cookbook for Friends.”
"Thjesht duke pasur një shtëpi me kopsht ne zgjedhim çdo ditë çfarë të gatuajmë, nisur nga gjërat që marrim aty,” shton Gomez.
Selena me sa duket e njeh mirë gjuhën e dashurisë dhe ushqimi është vetëm një prej tyre!
Artikuj të sugjeruar: