Mbrëmë (7 shtator 2024) u zhvillua ndeshja për Ligën e Kombeve. Shqipëria mundi me rezultatin 2-1 Ukrainën në Pragë. Megjithë problematikave me të cilat u përball kombëtarja jonë, si mungesat në sulm e në mbrojtje, sërish ia dolën të merrnin fitoren.
Në minutën e 54, Ardian Ismajli shënoi një gol, 5 minuta pasi Konoplia nga skuadra e Ukrainës depërtoi portën shqiptare. Më tej, edhe Jasir Asani shënon, në minutën e 66, duke dhuruar fitoren.
Mirëpo, gjatë ndeshjes, pati edhe një moment hatërmbetjeje mes Rey Manajt dhe Kristian Asllanit. Manaj nuk e la të gjuante goditjen e dënimit, çka shkaktoi një qejfmbetje te Asllani. Ai foli publikisht, duke thënë se Rey-n e ka shok dhe se u mërzit pak në fushë, por herën tjetër, do e gjuajë ai goditjen e dënimit.
“U mërzita se goditja e dënimit më pëlqen shumë se jam stërvitur që i vogël. Por edhe ai ka një këmbë të mirë. Reagova pak keq se u mërzita. Mungonin pak minuta, por asnjë problem me Rey-n, jam shumë shok me të. U tallëm pastaj, nuk ka problem, po tjetrën do e gjuaj unë”, u shpreh Asllani në deklaratën për mediet dhe jo vetëm që vendosi një kufi, por edhe e caktoi se kush do e shkelmojë topin herën tjetër.
Ai tha gjithashtu se kombëtarja shqiptare i mori 3 pikët, por mund të bënte më mirë:
“Kjo është një fitore jashtë shtëpisë me një ekip që shumë mirë futbolli. Kishim shumë pa një fitore. Jemi të lumtur e të shohim para se kemi një ndeshje të vështirë të martën. E dinim që ishte e vështirë, por provuam të bënim futbollin tonë. Mund të bënim më shumë me topin por morëm tre pikë dhe nuk ra shumë në sy. Jemi shumë të lumtur se edhe brenda e menduam pak dhe kishim që me Çekinë që nuk fitonim, na duhej dhe jemi të lumtur”, tha Asllani.