
Java e Modës në New York bëri bashkë shumë personazhe të famshëm, mes tyre edhe Rihanna-n dhe supermodelen Naomi Campbell. Por, në një video të postuar në platformën X (ish-Twitter), e cila është bërë virale brenda pak orëve, duket qartë një veprim nga ana e këngëtares që injoron Naomi-n, duke mos e përshëndetur apo folur edhe pse ajo ishte ulur në rreshtin e parë të të ftuarve VIP.
Në video, shihet Rihanna e veshur me një fustan rrjetë të mbuluar me kristale që takohet me ish-kryeredaktorin e “Vogue”, Edward Enninful përpara se të ecte dhe të injoronte plotësisht Campbell, e cila gjithashtu ishte ulur në rreshtin e parë së bashku me stilistin Law Roach.
???? Naomi Campbell and Rihanna really does h4te each other ? pic.twitter.com/MQdvKofJgE
— Cowboy Karlter ? (@Kk029922) September 7, 2024
Supermodelja dukej se po shikonte Rihanna-n dhe e priste dukshëm një përshëndetje prej saj, por kjo e fundit e shmangu totalisht.
“Naomi Campbell dhe Rihanna injorojnë njëra-tjetrën,” shkruan një ndjekëse në komentet e videos; “Rihanna tha se Zoti fal, por unë jo,” shkroi një tjetër; Një ndjekës tjetër akuzoi Campbell se thjesht e kishte parë Rihanna-n me një “shikim armiqësor”.
Por, teoria e ndjekësve shkon përtej duke etiketuar raportin mes të dyjave si të shkatërruar dhe shkak për këtë është miliarderi Hassan Jameel. "Shkak do jetë ish-i dashuri i Riri-t"; "Kështu është kur nuk respekton kodin e gocave"; "Jam e bindur që e ka inat prej Hassan Jameel" ishin disa nga komentet.
Rihanna ka qenë e lidhur me të në vitin 2017, ndërsa një vit më vonë ai dhe Campbell u shfaqën bashkë ne Festivalin “Summer Time” në Londër, por romanca e tyre nuk u konfirmua kurrë.
Artikuj të sugjeruar:
- Rihanna e çon trendin e xhinseve të gjera në një tjetër nivel
- Natalie Portman thotë se Rihanna e ndihmoi gjatë divorcit, por si?
- Rihanna flet për bluzën virale që çmendi internetin
- Bluza e Rihanna-s mërzit internetin: “Nuk do të kemi kurrë një album”
- Pse Rihanna nuk u shfaq në Met Gala 2024, pavarësisht se konfirmoi pjesëmarrjen?
Burimi: Page Six