Dihet që edhe marrëdhëniet më të shëndetshme dhe afatgjata kanë atë periudhën e tyre të uljeve dhe ngritjeve. Por, si ta kuptoni që po kaloni në “ujëra të turbullta” dhe jeni shumë pranë ndarjes? Terapistja në çift Abigail Makepeace shpjegon pesë situata që mund të jenë shkak për një ndarje të afërt.
#1 Nuk grindeni më me njëri-tjetrin
Kjo mund të duket kundërintuitive, sepse shumë njerëz besojnë se sa më pak grindje, më e fortë është një marrëdhënie. Por, kur një çift nuk ka më dëshirë për të zgjidhur problemet, kjo mund të tregojë se ata janë shkëputur emocionalisht.
#2 Bëni jetë të ndara
Është normale dhe e shëndetshme që partnerët të kenë pavarësi brenda një martese, pavarësisht nga karriera apo miqësitë. Por, nëse tendenca juaj është që të kaloni më shumë kohë larg njëri-tjetrit, ky nuk është një tregues i shëndetshëm i raportit në çift.
#3 Nuk tregoheni të hapur ndaj njëri-tjetrit
Terapistja e martesës Marni Feuerman bën një dallim mes privatësisë dhe fshehtësisë në një marrëdhënie."Privatësia ka të bëjë me kufijtë personalë, ndërsa fshehtësia ka të bëjë me fshehjen e qëllimshme të diçkaje."
#4 Flisni rrallë për të ardhmen
Kur çiftet ndalojnë së diskutuari qëllimet ose planet e tyre për të ardhmen, kjo mund të tregojë një "mungesë dëshire për t'u rritur dhe përjetuar jetën së bashku.
#5 I besoni më shumë të tjerëve se bashkëshortit/es
Një tjetër shenjë më pak e dukshme është nëse zgjidhni që të flisni më shumë me një mik, koleg/e ose të afërm/e se sa me bashkëshortin/en tuaj. Një lidhje e fortë nuk ndërtohet nëse nuk e sillni botën tuaj të brendshme tek ai/ajo. Nëse ndodh e kundërta, ky është një tjetër tregues se jeni në prag të ndarjes.
Artikuj të sugjeruar:
- 10+ çifte që u njohën në Tinder dhe aplikacione të tjera për njohje
- 10+ çifte të famshëm që mund të ishin princat e princeshat perfekte të Disney-t
- 9 çifte të famshëm që askush nuk besonte se do zgjasnin, por sot janë ende bashkë!
- Më shumë se 34.000 çifte u ndanë pasi panë këtë 'stand-up comedy', por pse?
- Këta 8 çifte i dhanë një shans të dytë njëri-tjetrit (por s'do të thotë që duhet ta bësh dhe ti)
Burimi: HuffPost