Celebrity

Kate Middleton ka në plan të rikthehet në detyrat mbretërore, por kur?

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2024

Kate Middleton ka në plan të rikthehet në detyrat
FOTO: GETTY

Pas disa muajsh trajtim për kancerin, Kate Middleton po përjeton ende "ditët e saj të mira dhe ditët e këqija". Por duket sikur ditët e mira po mbizotërojnë mbi problemet shëndetësore, gjë që thuhet se po e shtyn princeshën e Uellsit të kthehet përpara kohe në angazhimet publike pranë pallatit mbretëror.

Sipas “The Sunday Times”, Middleton mund të kthehet në detyrat mbretërore këtë vjeshtë. Ndërsa nuk ka "asnjë datë të caktuar", as "ndonjë angazhim të përcaktuar" për momentin, princesha mund t'i bashkohet mbretit Charles dhe pjesës tjetër të familjes mbretërore në ceremoninë përkujtimore të Shërbimit Kombëtar më 10 nëntor.

Gazeta shton se ajo nuk do t’i bashkohet bashkëshortit të saj princit William në fillim të këtij muaji në ceremoninë e çmimeve “Earthshot”, por Kate ka në plan që t’i bashkohet spotit televiziv “Together at Christmas” në Westminster Abbey për festat e fundvitit.

Kate Middleton ka në plan të rikthehet në detyrat
FOTO: GETTY

Pavarësisht se kaloi një verë "të qetë" me familjen e saj, personat shumë pranë me princeshën thonë se nuk ka asnjë “pritshmëri që ajo të kthehet me nxitim”në jetën publike.

“Njerëzit e dinë dhe e kuptojnë se është një rrugëtim i gjatë drejt rimëkëmbjes,” tha një mik i saj për “The Times”.

Lajmi për rikthimin e mundshëm të Middleton erdhi vetëm disa ditë pasi ajo la të kuptohet se do të kthehej në punë. Të premten, Pallati Kensington publikoi një mesazh personal nga princesha në rrjetet sociale, ku shfaqej duke mirëpritur Dwayne Fields në Mbretërinë e Bashkuar.

“Mezi pres të punoj me ju!" shkroi Middleton në mesazhin e saj.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burimi: Instyle