Celebrity

Kate Middleton mbaron trajtimin kundër kancerit: “Ndihem e çliruar”

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2024

Kate Middleton mbaron trajtimin kundër kancerit: “Ndihem e
Getty


Catherine, princesha e Uellsit, ka konfirmuar se ka mbaruar trajtimin kundër kancerit dhe pranon se përjeton ndjesinë e çlirimit. Përmes një deklarate, ajo u shpreh:

“Ndërsa vera përfundon, nuk mund t'jua them se sa e çliruar ndihem që kam përfunduar trajtimin e kimioterapisë. Nëntë muajt e fundit kanë qenë të vështira për familjen tonë. Jeta mund të ndryshojë në një moment dhe ti duhet të gjesh një mënyrë për të tejkaluar stuhitë dhe rrugët e panjohura. Rrugëtimi i kancerit është i ndërlikuar, i frikshëm dhe i paparashikueshëm për të gjithë, veçanërisht për ata që janë pranë teje”.

Më tej, në një video ku shfaqet Kate me familjen e saj, ajo shton:

“Po pres që të rikthehem në punë dhe të bëj edhe disa detyra publike për muajt e ardhshëm, kur të mundem”, duke konfirmuar kështu rikthimin në detyrat mbretërore.

Në mars, Kate, përmes një videoje në rrjetet sociale, dha lajmin tronditës se vuan nga kanceri, pas dhjetërave teorive që qarkulluan online dhe që përfshinë hashtag-un #findKate. Ajo, në njëfarë mënyre, u detyrua ta bënte diagnozën publike.

Kate Middleton mbaron trajtimin kundër kancerit: “Ndihem e

Më tej, për arsye të kuptueshme, u shkëput nga detyrat mbretërore, për t’u shfaqur më rrallë, si në paradën “Trooping the Colour” në qershor, më pas iu bashkua pjesë tjetër të pallatit mbretëror në një dalje publike në ballkonin e pallatit dhe në muajin në vijim, i dorëzoi trofeun tenistit Carlos Alcaraz. Daljet e saj publike janë pritur me shumë dashuri nga njerëzit, të cilët e kanë duartrokitur dhe kanë shprehur respektin dhe mbështetjen e tyre ndaj princeshës.

Artikuj të sugjeruar: