
Shumëkush e di, por sidomos amvisat që merren me gatimin dhe blerjet, se ushqimet e stinës janë më të mirat dhe më të ushqyeshmet. Të freskëta, edhe më të lira, këto produkte garantojnë vlerat më të mira për organizmin tuaj falë bujarisë së sezonit, më saktë vjeshtës. Por, nutricionistët janë ata që përcaktojnë më mirë se pse disa ushqime shijojnë më shumë sipas stinës ku jemi.
#1 Kungulli
Kungulli i vjeshtës është një nga super ushqimet më të mira të sezonit. "Shumë njerëz harrojnë se kungulli është jashtëzakonisht i pasur me lëndë ushqyese," thotë Lorenz. Kungujt janë të mbushur me anti-oksidantë që forcojnë imunitetin, si vitamina A dhe vitamina C. Por, vlerat më të larta janë të vitaminës A, pasi një gjysmë filxhan me pure kungulli përmban 104% të vlerës së rekomaduar të kësaj vitamine për një të rritur.
#2 Farat e kungullit
Jo vetëm kungulli, por edhe farat janë një minierë zinku. Ato gjithashtu janë një burim fantastik i fibrave, si dhe acideve yndyrore omega-3 që ndikojnë në një rregullimin e sistemit tretës, shëndetin e zemrës dhe inflamacionin.
#3 Molla
Dietologia Granny Smith thotë se çdo mollë ka rreth pesë gramë fibra, 20% e sasisë ditore, plus vitaminë C dhe kalium. Mollët e këtij sezoni jo vetëm që janë freskëta, por shumë praktike për t’u shijuar në punë, shtëpi apo nëse përfshihen në receta të ndryshme.
#4 Kungulli i verdhë
“Kur mendoj për super ushqimet e vjeshtës, mendoj si për fibrat ashtu edhe për vitaminën A, pasi shumica e tyre kanë ngjyrë portokalli dhe përmbajnë shumë karotenoidë dhe anti-oksidues të dobishëm,” thotë nutricionistja Stephanie Crabtree. Vitamina A mbështet sistemin tonë imunitar, ndërsa fibrat veprojnë si prebiotik duket ndikuar në përmirësimin e sistemit tretës dhe kungulli i verdhë duhet të jetë kryefjalë e zgjedhjeve tuaja gjatë vjeshtës.
#5 Shega
Shega është një super frut, që kulmon sidomos në vjeshtë. Ky frut ka shumë anti-oksidues, fibra prebiotike, polifenole dhe vitaminë C. Kjo i bën shegët frutin perfekt për sezonin e vjeshtës dhe të ftohtit, që përkthehet ndryshe në më shumë sëmundje si gripi, viroza etj.
#6 Lakra e Brukselit
“Si pjesë e familjes së lulelakrës dhe brokolit, kjo lloj lakre ka shumë përbërje natyrale bimore që quhet sulforaphane," thotë nutricionisjta Jennifer House. Kjo lakër ka efekte mbrojtëse ndaj neuroneve dhe veti antikancerogjene. Lakrat e Brukselit ndikojnë edhe në shëndetin e zorrëve, pasi niveli i lartë i fibrave mund të ulë nivelet e kolesterolit në gjak dhe të ndikojnë në zvogëlimin e shanseve për kancerin e zorrës së trashë dhe diabetin e tipit 2.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: Real Simple