J.Lo mund t’i ketë dërguar një tjetër mesazh Ben Affleck, pasi me shumë gjasa ka fshirë tatuazhin e tyre të përbashkët, ose e ka mbuluar atë me makeup. Ben dhe Jen, në shkurt të vitit 2023, bënë një tatuazh të përbashkët, me shenjën e infinitit dhe emrat e tyre.
Jen u shfaq në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Toronte (TIFF) me një fustan në ngjyrë argjendi, me fjongo të zeza, i cili ndër të tjera, ekspozonte brinjët e saj, ku më parë ishte tatuazhi.
Siç e thamë edhe më sipër, nuk dihet nëse Jen e ka hequr përgjithmonë tatuazhin apo e ka mbuluar përkohësisht me grim, gjithsesi, është e qartë që nuk ka dashur ta ketë/tregojë, sidomos pas marrëdhënies së ndërlikuar dhe divorcit të tyre.
Jen bëri një veprim të qartë kur vendosi t’i jepte fund njëherë e mirë martesës: Ajo shkoi e vetme në Gjykatën Supreme të Los Angeles dhe e nënshkroi divorcin pikërisht më 20 gusht, data që përkon me përvjetorin e ish-çiftit të famshëm.
Është e paqartë nëse edhe Ben e ka hequr ose mbuluar tatuazhin e përbashkët me J.Lo. Ai zgjodhi të bënte dy shigjeta me nistoret e emrave të tyre, pra J dhe B.
Artikuj të sugjeruar:
- Ashtu si pa të keq, J.Lo ia hodhi një thumb Ben Affleck
- Pas divorcit të bujshëm, J.Lo i dërgon një mesazh të qartë Ben Affleck?
- J.Lo nuk banon dot te shtëpia që bleu me Ben Affleck, për një arsye të kuptueshme
- Jennifer Lopez nuk donte të divorcohej nga Ben Affleck për këtë arsye
- Çfarë mendon ish-bashkëshortja Ben Affleck për divorcin mes aktorit dhe J.Lo?