Celebrity

Ç'ndodhi?! Elon Musk thumbon Taylor Swift: “Do të të jap një fëmijë”

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2024

Ç'ndodhi?! Elon Musk thumbon Taylor Swift: “Do të të

Elon Musk sapo publikoi një postim në X, ku ironizoi Taylor Swift për mbështetjen që ajo tregoi karshi kandidates për presidencën e SHBA, Kamala Harris.

“Mirë Taylor, fitove. Do të të jap një fëmijë dhe do i mbroj macet e tua me jetën time”, shkroi Musk në X, duke iu referuar deklaratës së Tay, e cila tregoi se do të votonte Kamala Harris.

Ç'ndodhi?! Elon Musk thumbon Taylor Swift: “Do të të

Taylor e etiketoi veten si një “grua me mace dhe pa fëmijë”, duke shigjetuar kështu JD Vance, kandidatin e propozuar nga Donald Trump si zëvendëspresident, në rast se ai fiton garën për Shtëpinë e Bardhë.

Vance është shprehur se: “SHBA është udhëhequr nga gra pa fëmijë që kanë mace dhe ato janë të palumtura me jetët e tyre. Zgjedhjet që ato kanë bërë e kanë bërë edhe pjesën tjetër të vendit të palumtur”.

Taylor, në deklaratën e saj tha:

“Do të votoj Kamala Harris, sepse ajo lufton për të drejtat dhe sepse besoj se duhet një luftëtare. Mendoj se ajo është mendjemprehtë, një udhëheqëse e talentuar dhe besoj se mund të arrijmë më shumë nga ky vend, nëse udhëhiqet nga qetësia dhe jo nga kaosi”.

Taylor shtoi se ishte habitur pozitivisht edhe nga Tim Walz, i cili i është bashkuar fushatës së Harris, duke shtuar se ai prej kohësh është një mbështetës i të drejtave të komunitetit LGBTQ+ dhe abortit.

Ç'ndodhi?! Elon Musk thumbon Taylor Swift: “Do të të

Ajo e nënshkroi mesazhin, duke e quajtur veten “grua me mace dhe pa fëmijë”, duke ngjallur edhe reagimin e Musk. Njerëzit reaguan pas postimit të tij, duke e quajtur “të frikshëm” dhe “të çuditshëm”.

“Elon, sa burrë i frikshëm je!”; “Ok, njeriu më i çuditshëm në univers, vazhdo me budallallëqet që thua”; “Sa postim i sikletshëm, njëjtë si ti Elon”, ishin disa nga reagimet e njerëzve në rrjetet sociale.

Artikuj të sugjeruar: