Ushqim & Pije

Vuani nga ankthi? 5 ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2024

Vuani nga ankthi? 5 ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni
FOTO: Shutter

Të flesh mirë, të meditosh dhe të kesh një jetë të qetë, shpesh duket një mision i pamundur. Në nxitimin e përditshmërisë së njerëzve, mes punës, problemeve dhe angazhimeve të ndryshme, ankthi bëhet shpesh një bashkëshoqërues i yni. Por, si ta kontrollojmë?

Zakonet e përditshme, madje ushqimi dhe produktet që ju konsumoni kanë ndikimin në zbehjen e gjendjes së ankthit, sipas mjekes Katherine Maslen. Ndryshimi i dietës ushqimore dhe shtimi i sa më shumë perimeve, frutave dhe ushqimeve të shëndetshme është vetëm një hap i mirë për personat që vuajnë nga ankthi.

E nëse doni ta ktheni këtë qasje në një stil jetese të qëndrueshëm, ja ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni:

#1 Sheqeri i shtuar

Vuani nga ankthi? 5 ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni
FOTO: WS-Studio / Shutterstock

Sheqeri i tepërt është një nga shkaqet më të zakonshme që ndikon në rritjen e ankthit. “Konsumimi i tepërt i sheqerit çon në ndryshime në funksionin neurobiologjik të trurit, të cilat ndryshojnë gjendjet emocionale dhe sjelljet e individëve,” shpjegon një studim i vitit 2019, i botuar në revistën “Neuroscience and Behavioral Revieës.”

#2 Kafeina

Vuani nga ankthi? 5 ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni
FOTO: Shutterstock

Kafeina mund të ketë një efekt të ngjashëm në tru, veçanërisht kur konsumohet me tepricë. Një studim i publikuar në “General Hospital Psychiatry” thekson se marrja e kafeinës rrit ankthin tek të rriturit dhe shkakton sulme paniku te personat që vuajnë nga ky çrregullim.

#3 Ushqimet e përpunuara

Vuani nga ankthi? 5 ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni
FOTO: ilolab / Shutterstock

Ka shumë arsye për të shmangur ushqimet e përpunuara, sidomos për faktin që ato ndikojnë tek obeziteti, sëmundjet e zemrës, hipertensioni, diabeti etj. Por, ekspertët mendojnë se këto lloj ushqimesh ndikojnë shumë edhe te personat me çrregullime të humorit si ankthi dhe depresioni. Një studim i botuar në “Nutrients” zbuloi se konsumi më i madh i ushqimeve të përpunuara lidhet me shtimin e shanseve për simptoma ankthi dhe depresioni.

#4 Ëmbëlsues artificialë

Vuani nga ankthi? 5 ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni
FOTO: iStock

“Këta ëmbëlsues shkaktojnë neuro-eksitim, duke çuar në simptoma të tilla si hiperaktiviteti, nervozizmi dhe ankthi," shpjegon mjekja Maslen.

#5 Alkooli

Vuani nga ankthi? 5 ushqimet dhe pijet që duhet të shmangni
FOTO: Arina P Habich / Shutterstock

Alkooli është ndër shkaktarët më të drejtpërdrejtë për gjendjen e ankthit dhe depresionit, kështu që ulja e sasisë mund të ndihmojë në rimarrjen e kontrollit të shëndetit mendor. Magnezi, zinku dhe B6 janë të gjitha thelbësore për të prodhuar serotoninën, por pirja e alkoolit mjafton që ky proces të ndalojë dhe gjërat të dalin jashtë kontrollit.  

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Best Life