Celebrity

Taylor Swift bëri një dedikim romantik për partnerin dhe njerëzit s’po përmbahen

Shkruar nga Anabel

12 Shtator 2024

Taylor Swift bëri një dedikim romantik për partnerin dhe

Taylor Swift është kokë e këmbë e dashuruar me të dashurin e saj, Travis Kelce, të cilin e falenderoi publikisht, ndërsa merrte çmimin e saj në MTV Video Music Awards për videon e vitit për këngën “Fortnight”.

Taylor Swift bëri një dedikim romantik për partnerin dhe

“Dëgjoja gjithnjë dikë që gëzonte për mua nga ana tjetër e studios, kur po xhironim videoklipin e “Fortnight”. Ai person ishte i dashuri im, Travis. Çdo gjë që ky burrë prek, kthehet në lumturi, argëtim dhe magji. Dua ta falenderoj që e shtoi diçka të tillë në xhirime, sepse do ta mbaj mend gjithmonë”.

Taylor Swift bëri një dedikim romantik për partnerin dhe

Njerëzit menjëherë u shprehën të emocionuar për fjalimin dhe dedikimin e saj. “Ok, Taylor e tha në një moment kur e gjithë bota i ka sytë nga ajo. Goca ime ka rënë në dashuri”; “Sa fjalë të bukura, sa dashuri e pastër”; “Oh Zot, janë kaq të mirë!”; “Travis, je një djalë me fat”, ishin disa nga komentet e njerëzve në rrjetet sociale.

Taylor Swift bëri një dedikim romantik për partnerin dhe

Taylor është artistja më e vlerësuar me çmimet VMA në histori. Ajo u nominua për 12 çmime në total, për këngën më të mirë, videon e vitit, regjinë më të mirë, bashkëpunimin, editimin, koreografinë, efektet vizuale, art direction dhe këngën e verës.

Taylor Swift bëri një dedikim romantik për partnerin dhe

Ju me të drejtë do të pyesni se ku ishte Travis, por e kemi një përgjigje! Sipas një burimi për Page Six, ai ishte në Kansas për trajnim për ndeshjen e radhës.

Taylor Swift bëri një dedikim romantik për partnerin dhe

Kelce dhe Swift janë të lidhur që prej verës së kaluar dhe marrëdhënia e tyre ka qenë publike qysh prej fillimit. Të dy duken të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin, ndaj urojmë që albumi i radhës nga Tay të jetë për një dashuri të shëndetshme.

Artikuj të sugjeruar: