Princi Harry ka marrë urime për 40-vjetorin e tij nga i ati, Charles dhe vëllai, William. Charles dhe William uruan Harry-n në rrjetet sociale, edhe pse mes tyre ka një dramë të rëndë familjare, e cila duket se ende nuk është zgjidhur.
“Urojmë dukën e Sussex për 40-vjetor”, shkruhej në postimin e llogarisë së princit dhe princeshës së Uellsit. Urimin e ndau edhe Kate Middleton në Instagram. Ndërsa pallati i Buckingham, uroi Harry-n, duke u shprehur: “I urojmë dukës së Sussex një 40-vjetor shumë të lumtur”.
Për herë të fundit, familja mbretërore e ka uruar Harry-n publikisht në shtator të vitit 2021. Pas vdekjes së mbretëreshë Elizabeth II, mbreti Charles, 75 vjeç, aplikoi një protokoll të ri që limitonte postimet e familjes mbretërore dhe vinte në pah punën dhe kontributin e punonjësve të pallatit.
Një burim tha për Page Six se “Charles dhe Kate mund ta marrin në telefon Harry-n dhe ta urojnë për ditëlindje”. Edhe pse princ Harry nuk do ta kalojë ditëlindjen në Mbretërinë e Bashkuar, por sipas zërave në Kaliforni, në një festë të organizuar nga e shoqja, sërish ka urimet e familjes së tij.
Rikujtojmë se mes familjes mbretërore, që prej vitit 2020, kur Harry dhe e shoqja, Meghan Markle vendosën të hiqnin dorë nga detyrat dhe jetesa në pallat, kanë ndodhur shumë drama. Markle ka folur publikisht për trajtimin në pallatin mbretëror, më tej ata treguan sekretet e familjes në një dokumentar në Netflix. Harry gjithashtu, publikoi edhe librin “Spare” në të cilin tregonte kujtimet e tij, të cilat siç rrodhën ngjarjet, princi William, Kate Middleton dhe mbreti Charles dukshëm nuk ishin shumë të lumtur.
Artikuj të sugjeruar: