
Kendall Jenner mund të jetë rikthyer me ish-in Devin Booker. Thashethemet u ndezën pas disa fotove të publikuara nga “Deuxmoi”, ku supermodelja (tashmë bionde) shfaqet duket darkuar me sportistin e NBA në restorantin luksoz "Four Seasons" në Miami.
View this post on Instagram
Kendall është fotografuar duke darkuar me sportistin e famshëm dhe kaq ka mjaftuar që njerëzit të mendojnë për një rikthim të mundshëm mes tyre. Të dy kanë zgjedhur një stil veshjeje të thjeshtë, ai me të zeza dhe një kapuç në po të njëjtën ngjyrë, ndërsa Jenner në sinkron, e veshur gjithashtu me të zeza, syze optike dhe një rrip në kokë.
Kujtojmë që Jenner dhe Booker patën një romancë nga viti 2020 deri në vitin 2022, përpara se Kendall të lidhej me artistin Bad Bunny në fillim të 2023-ishit.

Këngëtari i "Monaco" dhe ylli i Kardashians kanë shijuar lidhjen e tyre deri në dhjetor të vitit të kaluar, ku sipas burimeve nga "Entertainment Tonight" thuhet se filloi kriza që çoi edhe në ndarjen e tyre pak muaj më parë.
Hera e fundit që supermodelja dhe artisti janë parë bashkë ishte gjatë muajit qershor në Paris, pikërisht në eventin e rëndësishëm të modës “Vogue World 20024”, ku ata dolën në publik me veshje ngjyrë gri.

Artikuj të sugjeruar:
- Kendall Jenner bën ndryshimin e papritur dhe duket kaq ndryshe!
- Njerëzit janë të bindur se Kendall Jenner dhe Bad Bunny nuk janë më bashkë, por pse?
- Shtatori i ndryshimeve: Kendall preu flokët dhe duket fiks si e ëma!
- Kendall Jenner është ‘mbretëresha e bikinive’ dhe kemi prova
- Kendall Jenner aprovon trendin e rroba banjove që mund ta provoni edhe ju
Burimi: Page Six