Celebrity

Nisur nga North West: Ç’duhet të dimë për disleksinë

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2024

Nisur nga North West: Ç’duhet të dimë për
FOTO: Instagram/ Kim Kardashian

Kim Kardashian ka rikujtuar se North West ka disleksi, përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ylli i "The Kardashians" ka postuar një dedikim për Lauren Sánchez, e fejuara e Jeff Bezos, e cila publikoi librin "The Fly Who Flew to Space” (Miza që fluturoi në hapësirë) që flet për rrugëtimin e saj personal me disleksinë dhe sfidat që ka hasur.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Lauren Sanchez (@laurenwsanchez)

Kardashian u dha një mesazh prindërve të fëmijëve me disleksi, duke thënë:

"Unë po e ripostoj këtë video, jo sepse ajo (Laura) është shoqja ime dhe e vlerësoj atë, por sepse çdo nënë që ka luftuar apo po lufton për fëmijët e saj me disleksi ose ndonjë problem në aspektin mësimor, duhet ta dëgjojë atë. Gjithçka është në rregull dhe ky realitet duhet pranuar".  

Nisur nga kjo, çfarë duhet të dimë për disleksinë?

Sipas klinikës Mayo në SHBA, disleksia është një çrregullim i të mësuarit që shkakton vështirësi në lexim, si rezultat i përpjekjes për të identifikuar tingujt e të folurit. Vitin e kaluar, North West, vajza e madhe e Kim, zbuloi përmes një videoje në TikTok se vuan nga disleksia, pasi kishte vështirësi në shkrimin e mesazheve apo gjërave në telefon.

@happiness4.20 North West shares that she has dyslexia on live & hinted she could be dropping a Album!! #NorthWest #kimkardashian #west #north #kim #fyp #fyp? #fyp??viral #foryoupage #foryourpage ? original sound - Southernbelle ?

Çfarë është disleksia?

Disleksia është një çrregullim i të mësuarit që prek si fëmijët ashtu edhe të rriturit dhe ndikon në aftësinë për të lexuar, shqiptuar, shkruar dhe folur. Në përgjithësi, njerëzit me disleksi kanë vështirësi në ndarjen e fjalëve në tinguj të thjeshtë dhe njohjen e numrave. Ata e kanë të vështirë të mësojnë se si tingujt lidhen me shkronjat dhe fjalët, gjë që çon në lexim të ngadaltë dhe kuptim të dobët të leximit.

Sipas klinikës Mayo, shenjat më të hershme të disleksisë shfaqen rreth moshës 1 deri në 2 vjeç, kur fëmijët mësojnë të prodhojnë tinguj. Fëmijët që nuk i thonë fjalët e para deri në moshën 15-muajshe ose frazat e para deri në moshën 2 vjeç, kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar disleksi.

Shenja të tjera të disleksisë janë:

- Probleme për të mësuar dhe për të kujtuar emrat e shkronjave në alfabet
- Vështirësi për të mësuar fjalët e zakonshme
- Vështirësi për të njohur shkronjat e emrit
- Shqiptimi i gabuar i fjalëve të njohura
- Vështirësi për të njohur rrokjet

Vitet në kopsht dhe klasë të parë

Rreth moshës 5 ose 6 vjeç, kur fëmijët fillojnë të mësojnë të lexojnë, simptomat e disleksisë bëhen më të dukshme. Nuk ka një test të standardizuar për disleksi, kështu që mjeku i fëmijës do të punojë për të vlerësuar simptomat.

Shkolla e mesme dhe universiteti

Shkolla e mesme dhe universiteti janë seri e re sfidash për studentët me disleksi. Ata përballen me sfida akademike shumë më të vështira kur kuptimi i shpejtë i leximit është thelbësor. Studentëve të shkollave të mesme dhe universitetit u caktohet më shumë material për të lexuar, sidomos nëse janë diagnostikuar me këtë çrregullim. Pa trajtim, disleksia e fëmijërisë së disa njerëzve vazhdon në moshën e pjekurisë.

Disleksia tek të rriturit

Mungesa e një përkufizimi uniform të disleksisë e bën të vështirë problemin. Vlerësime të ndryshme tregojnë se pesë deri në 10 % e popullsisë mund të ketë disleksi. Diagnostikohet zakonisht në fëmijëri, por disa njerëz nuk diagnostikohen kurrë.

Artikuj të sugjeruar: