Celebrity

Khëm-khëm! Përmes urimit për Harry-n, familja mbretërore mund të ketë thumbuar Meghan Markle

Shkruar nga Anabel

16 Shtator 2024

Khëm-khëm! Përmes urimit për Harry-n, familja
Getty

Familja mbretërore uroi princin Harry për 40-vjetorin e ditëlindjes, por preu nga fotoja Meghan Markle. Në një postim në rrjetet sociale, mbreti Charles, princi William dhe Kate Middleton uruan princin me të njëjtën foto.

Khëm-khëm! Përmes urimit për Harry-n, familja

Ata zgjodhën një foto të vitit 2018, në Dogpatch Labs në Dublin. Fotoja origjinale përfshin edhe Meghan Markle dhe disa njerëz të tjerë, të gjithë të buzëqeshur. Por, siç shihet në postim, Meghan nuk duket gjëkundi. 

Khëm-khëm! Përmes urimit për Harry-n, familja

Përzgjedhja e fotos është goxha *domethënëse*, pasi le të jemi të sinqertë, familja mbretërore ka pafund foto, të bëra edhe nga Getty Images madje. S'e dimë fiks qëllimin, por nuk përjashtohet që të jetë një  kunjë për Meghan. Ose fotoja e preferuar e Harry-t...

Kjo është hera e parë që pas vitit 2021 që anëtarët e familjes mbretërore urojnë Harry-n për ditëlindje.

Khëm-khëm! Përmes urimit për Harry-n, familja

Rikujtojmë se Harry dhe Meghan Markle kanë lënë detyrat mbretërore në vitin 2020, duke shkaktuar edhe një dramë të madhe në familjen mbretërore, përmes intervistave të tyre, dokumentarit në Netflix dhe librit “Spare”, me kujtime të princit Harry.

Artikuj të sugjeruar: