Sean “Diddy” Combs është arrestuar nga policia e New York-ut, teksa po qëndronte në një hotel. Arrestimi i tij vjen pas akuzave të shumta dhe hetimit që po kryehet për trafikim, përdhunim dhe dhunë.
Një burim tha për Page Six se: “Ikona e hip-hop bashkëpunoi me policinë”. Deri më tani, arsyet e arrestimit janë ende të paqarta dhe nuk janë bërë publike. Combs do të arrijë në një gjyq federal në Manhattan gjatë ditës së martë.
“Ne jemi të zhgënjyer me vnendimin për të bërë atë çka ne besojmë se është një persekutim i padrejtë ndaj z. Combs”, u shpreh avokati i tij, Marc Agnifilo.
Më tej, vijoi:
“Sean “Diddy” Combs” është një ikonë në muzikë, sipërmarrës ‘self-made’, një burrë familjar i dashur dhe një filantrop i njohur, i cili ka kaluar 30 vitet e fundit duke ndërtuar një perandori, duke adhuruar fëmijët dhe duke mbështetur komunitetin e njerëzve me ngjyrë. Ai është një njeri joperfekt, por nuk është një kriminal. Z. Combs ka bashkëpunuar me hetimin”.
Agnifilo shtoi se duhet riparë vendimi derisa prokurorët të kenë të gjitha faktet. “Këto janë veprime të një burri të pafajshëm, i cili nuk ka asgjë për të fshehur dhe po pret që të pastrojë emrin e tij në gjyq”.
Combs, 54 vjeç, është përballur me akuza të shumta. Cassandra Ventura, ish-e dashura e tij, e ka akuzuar për dhunë, përdhunim, përndjekje e trafikim gjatë lidhjes së tyre 10-vjeçare. Pas akuzave të saj, qarkulloi edhe një video shokuese, në të cilën Combs e keqtrajtonte në korridorin e një hoteli. Për më tepër, klikoni në këtë link.