Horoskopi

Nuk duam të përhapim panik, por jemi në një sezon eklipsesh! Ja ç’do të thotë kjo

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2024

Nuk duam të përhapim panik, por jemi në një sezon eklipsesh!
Getty/Ying Chen

 
Sot, më 17 shtator 2024, do të ndodhë eklipsi hënor te Peshqit, i cili të këshillon (dhe detyron) të heqësh dorë nga kontrolli i gjërave përreth. Nuk mund të kesh me zor diçka që nuk të përket dhe kjo ngjarje qiellore ta mëson këtë, je apo nuk je ti gati.
 
Peshqit, nga ana tjetër, janë një shenjë që simbolizojnë lirinë e plotë. Njëjtë si një peshk që mund të notojë pafundësisht në det dhe të mos mbërrijë kurrë në breg, energjia e kësaj shenje nënkupton se nuk ka kufi. Hëna e plotë e shtatorit të sugjeron që ti të kthesh sytë dhe vëmendjen te vetja.
 
Shumë prej nesh kujdesemi dhe mendojmë më shumë seç duhet mbi gjërat që mund të kontrollojmë. Vendos kufijtë e tu dhe kujdesu që njerëzit t’i respektojnë ato. Ky eklips të mëson të thuash “jo”, qoftë butë ose ashpër. Rëndësi ka të vendosësh veten të parët.
 
Megjithatë, eklipsi në fjalë, mund të sjellë transformime të rëndësishme në çështje intelektuale, si dhe surpriza të shumta. Mund të përjetosh një humbje të vogël, një ndarje të dhimbshme, apo të shpëtosh nga një situatë. Eklipset “eklipsojnë” dikë apo diçka nga jeta jote.
 
Mund të të themi vetëm që për disa javë mund të ndjesh një mungesë rehatie. Lëre të bëjë punën e vet, pasi nuk mundesh ta ndalosh gjithsesi.
 
Kujdesu për veten dhe paç fat!
Xoxo,
Anabel.

Artikuj të sugjeruar: