Miley Cyrus është akuzuar se ka kopjuar këngën e Bruno Mars “When I Was Your Man”. Sipas padisë të siguruar nga TMZ, kënga e Cyrus, “Flowers”, ka shumë ngjashmëri me atë të Bruno Mars, duke përfshirë harmoninë muzikore, melodinë, akordin si dhe tekstin.
Cyrus është paditur nga kompania Tempo Music Investments, një kompani që zotëron një pjesë të të drejtave të autorit të këngës së Bruno Mars.
Më herët gjatë këtij viti, këngëtarja e hitit “Malibu” fitoi çmimin e saj Grammy për këngën “Flowers”.
“Ky vit është fantastik dhe shpresoj që të mos ndryshojë asgjë, sepse edhe dje, jeta ime ishte shumë e bukur”, u shpreh Cyrus në fjalimin e pranimit të çmimit.
Pretendohet se “Flowers” është shkruar nga Miley Cyrus për ish-bashkëshortin, Liam Hemsworth, me të cilin ka qenë në një lidhje 10-vjeçare dhe e martuar për 2 vite, gjatë periudhës 2018-2020.
Artikuj të sugjeruar: