Përshendetje o buf nate që vdes për të dalë çik, për të pirë ndonjë gotë ose për të festuar me miqtë! Tani, e mira është se ti je shpirti i festës, po e keqja? Lëviz me makinë dhe merr shumë gjoba në mesnatë!
Tirana është një qytet kaotik, e dimë, të duhet të parkosh pak larg nga club-i, ose e ke tepruar ca me pijen, por je një person i përgjegjshëm dhe nuk do të lëvizësh me makinë. Ke 100% të drejtë, ama, policia nuk të fal dhe në mëngjes, kur del nga club ose shkon të marrësh makinën, sheh një gjobë që ta nxjerr direkt alkoolin.
Epo, s’do kesh më të tilla probleme, por veç qejf dhe flirte ;) Tirana po të ofron shërbimin që ke pritur dhe madje, e ke kërkuar, në vetëdijen ose pavetëdijen tënde. Tani do të kesh mundësinë që të përdorësh “Shoferi Im”!
Me të drejtë, do pyesësh ti se ç’është “Shoferi Im”?
“Shoferi Im” është shërbimi më i ri inovativ në Tiranë dhe në Ballkan. Kështu, ti do të ndihesh si njeriu më i rëndësishëm i Bllokut, pasi një shofer personal të vjen, për çdo nevojë. Nuk do shqetësohesh më për parkingun, trafikun, ndonjë gërvishtje makine etj, pasi ky shërbim revolucionar është krijuar fiks për të të ofruar një zgjidhje të shpejtë dhe efikase, duke garantuar gjithashtu një transport më të sigurt dhe të besueshëm.
Shërbimi i “Shoferi Im” është super i thjeshtë: Ti merr në telefon shoferin, ai vjen me një biçikletë elektrike (shumë Tokyo, apo jo?), e palos biçikletën, e fut në bagazhin tënd, ti i jep çelësat dhe ai të çon kudo ku do të shkosh.
Po ta shpjegojmë me hapa më qartë:
Merr në telefon/dërgo mesazh nëse je introver/e në numrin 0692038200.
Dërgon vendndodhjen tënde dhe destinacionin ku do të mbërrish.
Pret shoferin, i cili mbërrin sa mbyll ti telefonin!
Si e bën këtë shoferi? Jo, s’është superhero, thjesht është i trajnuar dhe i besueshëm! Ai merr biçikletën, sfidon trafikun dhe mbërrin ku je ti.
Madje, “Shoferi Im” bën për ty edhe atë që as miku më i mirë s’e bën: Të çon makinën në servis kur nuk ke nerva, kohë apo terezi; të çon në aeroport dhe e kthen makinën ku do ti, si dhe të merr nga club-i kur je tapë dhe s’e di as në ç’shekull jeton!
Po pyet për tarfiat? Më të lira se kurrë!
Brenda unazës – 1,000 lekë
Jashtë unazës – 2,500 lekë
“Shoferi Im”, yti dhe i të gjithëve po pret të të shërbejë! Provoje dhe na thuaj!