Celebrity

Zbulohen akuzat për të cilat u arrestua Sean “Diddy” Combs

Shkruar nga Anabel

17 Shtator 2024

Zbulohen akuzat për të cilat u arrestua Sean “Diddy” Combs 

Janë bërë publike akzuat të cilat rëndojnë mbi Sean “Diddy” Combs, pas arrestimit të tij në Manhattan. Diddy u akuzua për veprimtari kriminale, e cila kërcënonte dhe abuzonte me gratë. Reperi i njohur është paditur nga 3 persona për trafik seksuale, shantazh, si dhe prostitucion.
 
Në aktakuzën e zbuluar gjatë ditës së sotme (17 shtator 2024), prokurorët e New York akuzuan Diddy-n dhe pritet që ai të paraqitej në gjykatën federale të Mahnattan-it. Sipas avokatit të reperit, Marc Agnifilo, reperi do të shpallet i pafajshëm dhe do të luftojë për këtë çështje me gjithë energjinë, fuqinë e tij, si dhe besimin tek avokatët.
 
Combs u arrestua në hotel, pas një hetimi federal, i cili ka nisur qysh prej fillimit të vitit. Më parë, agjentët federalë bastisën shtëpinë e reperit në Miami Beach.

Arrestimi i Diddy-t është një goditje e rëndë për famën dhe suksesin e tij. Diddy njihet si një ndër figurat kyçe për rritjen e famës së hip-hop në botë, si dhe një ndër producentët më të suksesshëm.
 
Ai është akuzuar shpesh për dhunë, shantazh dhe presion ndaj vajzave që kishte në menaxhim ose që krijoi lidhje romantike. Një ndër akuzave më tronditëse ishte ajo e Cassie Ventura, e cila ka qenë e lidhur për 10 vite me Diddy-n. Ajo tha se ai e kishte trafikuar, dhunuar, përdhunuar dhe shantazhuar. Më tej, një video ku ai e dhunonte barbarisht në hotel qarkulloi, duke tronditur njerëzit.
 
Artikuj të sugjeruar: