Sean “Diddy” Combs u deklarua i pafajshëm mbi një akuzë për një rast trafikimi. Reperi 54-vjeçar u paraqit në gjykatën federale në Manhattan gjatë ditë së martë (17 shtator 2024), ku u tha se është i pafajshëm. Ai dhe pala mbrojtëse u shprehën se akuzat nuk ishin të vërteta dhe se reperi është i pafajshëm.
Sean "Diddy" Combs u la në burg pa kusht, për shkak se ekziston rreziku që ai të largohet nga vendi dhe për më tepër, paraqet rrezik për publikun. Prokurorët e akuzojnë Combs për krijimin e një “sipërmarrjeje kriminale”, anëtarët e së cilës, nën drejtimin e tij u përfshinë në trafikim seksual, rrëmbim, zjarrvënie dhe marrje ryshfeti.
Combs dhe ekipi i tij mbrojtës i mohuan akuzat. Ndërkohë, pritet gjyqi ndaj reperit dhe nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me burgim që nga 15 vjet deri te dënimi i përjetshëm.
Combs u arrestua gjatë ditës së hënë në një hotel në New York. Avokati i tij, Marc Agnifilo, u shpreh në një konferencë për shtyp pas seancës gjyqësore:
“Z. Combs është luftëtar…Ai s’ka frikë nga akuzat. Ai mezi e ka pritur këtë ditën, që të pastrojë emrin e tij, sepse nu ki ka bërë këto gjëra”.
Combs u ndalua në Park Hayatt, pas një hetimi federal, i cili çoi edhe në bastisjen e shtëpive të tij në Miami dhe Los Angeles, ku u zbuluan mbi 1,000 shishe lubrifikantë dhe lëndë të ndryshme narkotike.
Reperi u akuzua nga persona të ndryshëm, si dhe nga ish-e dashura Cassie Ventura, me të cilën ka qenë i lidhur për 10 vite. Në aktakuzat e bëra ndaj reperit dhe ikonës së hip-hop, ai akuzohej për abuzimin, kërcënimin dhe detyrimin e grave që të përmbushnin dëshirat e tij seksuale dhe më tej, edhe të miqve të tij.
Artikuj të sugjeruar:
- Zbulohen akuzat për të cilat u arrestua Sean “Diddy” Combs
- Arrestohet Sean “Diddy” Combs
- Një tjetër padi! Sean Diddy Combs akuzohet sërish për trafikim seksual
- Çështja po bëhet edhe më shokuese! Një tjetër akuzë ndaj Diddy-t
- Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie: Reagon për herë të parë këngëtarja
- Një tjetër dëshmi e rëndë! Modelja akuzon Diddy-n për abuzim seksual
- Pse Diddy nuk do të dënohet, pavarësisht videos shokuese ku dhunonte Cassie?
- Sean “Diddy” Combs reagon për videon e dhunës ndaj ish-partneres
- Videoja tronditëse ku Diddy dhunon Cassie-n: Reagon bashkëshorti i këngëtares
- Videoja ku Diddy dhunon Cassie-n shokon njerëzit