Celebrity

Urimi i William për Harry-n ishte thjesht për të respektuar një protokoll mbretëror?

Shkruar nga Anabel

18 Shtator 2024

Urimi i William për Harry-n ishte thjesht për të respektuar
FOTO: Max Mumby/Indigo/Getty Images

Shumë ndjekës të “dramës” mes vëllezërve princit William dhe Harry, sigurisht që u befasuan kur William bëri një urim publik për 40-vjetorin e ditëlindjes së Harry-t. Ndonëse, ditëlindja e 40-të është një numër jubilar dhe fakti që mosmarrëveshjet mes vëllezërve janë bërë të dukshme, sidomos pas vendimit të Harry-t për t’u larguar nga Mbretëria e Bashkuar dhe funksionet mbretërore, kjo nuk u bë pengesë që William të uronte të vëllanë në ditën e tij speciale.

Por, një ekspert mbretëror zbuloi faktin se mesazhi mund të ketë qenë i detyruar, falë një rregulli pak të njohur, që mbretëresha Elizabeth e ka ndjekur përpara vdekjes së saj. Richard Palmer tha se në vitin 2022, mbretëresha Elizabeth ka deklaruar se në familjen mbretërore do të festoheshin vetëm ditëlindjet, numri i të cilave përfundon me zero dhe sipas tij, kjo mund të jetë arsyeja pse Willian e uroi Harry-n për 40-vjetorin e tij. Sipas tij, William ka respektuar protokollin e vendosur.

Urimi i William për Harry-n ishte thjesht për të respektuar
FOTO: Max Mumby/Indigo/Getty Images

“Nisur edhe nga faqja zyrtare e familjes mbretërore, ditëlindjet që nuk përfundojnë me zero nuk përmenden, madje nuk ka asnjë urim publik. Kur Meghan mbushi 41 vjeç nuk pati asnjë urim publik, as kur Harry mbushi 39 vjeç. Duket se 40-vjetori shënoi edhe moshën me numër që përfundon me zero, duke respektuar kësisoj edhe një dëshirë të mbretëreshës së ndjerë,” tha Palmer për “Daily Express”.

Ingrid Seward, biografe mbretërore dhe kryeredaktore e “Magazine Majesty” e përforcoi këtë mendim, duke thënë se pjesëtarët e familjes mbretërore i kanë me shumë dëshirë festat dhe urimet sentimentale.

"Çfarëdo shqetësimi që ka shkaktuar Harry, me siguri që në ditën e ditëlindjes do ishte harruar," tha ajo për “Mirror”.

"Edhe princi William e uroi të vëllanë, pavarësisht nëse ishte një vendim i sforcuar, ai e bëri këtë në ditën më të veçantë për Harry-n.”

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Instyle