Sport

Ndërron jetë legjenda e futbollit italian, Totò Schillaci

Shkruar nga Anabel

18 Shtator 2024

Ndërron jetë legjenda e futbollit italian, Totò Schillaci
Totò Schillaci, ish-futbollisti i kombëtares italiane, ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare. Schillaci ka luajtur gjithashtu për skuadra të rëndësishme si Juventus dhe Inter, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në futbollin italian dhe duke gëzuar tifozat nëpër botë.

Ai u shtrua në spitalin e Palermos javën e kaluar, pasi merrte kurim për të stabilizuar zemrën. Schillaci u diagnostikua në vitin 2022 me kancer në zorrën e trashë.

Ndërron jetë legjenda e futbollit italian, Totò Schillaci

Schillaci ka qenë një ndër golashënuesit më të rëndësishëm, gjatë Kupës së Botës 1990 në Itali.

Skuadra e Interit u shpreh përmes një deklarate: “Ai bëri një komb të tërë të ëndërronte gjatë Netëve Magjike të Italisë ’90”, duke shtuar se do t’i qëndrojë pranë familjes së Totò-s.

Ndërsa skuadra e Juventusit, përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se trashëgimia e Schillaci-t do të jetë përgjithmonë në zemrat e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Juventus (@juventus)