
Kur bëhet fjalë për vajërat që mund të ndihmojnë në forcimin dhe rritjen e flokëve, shpesh thuhet se rozmarina mbaj vendin e parë. Por, vaji i farave të kungullit është një tjetër alternativë e denjë për trajtimin e flokëve, gjithmonë sipas ekspertëve.
Përfitimet e vajit të farave të kungullit
Vaji i farave të kungullit është i pasur me disa vitamina, acide yndyrore dhe fitosterole, të cilat ndikojnë mbështesin në shëndetin flokëve dhe skalpit në shumë mënyra. “Vetitë anti-inflamatore dhe anti-oksidante të vajit ndihmojnë në qetësimin e skalpit, ndalimin e kruarjes së kokës dhe krijimin e kushteve të përshtatshme për folikula flokësh të shëndetshme,” thotë trikologia Penny James.
Ky lloj vaji forcon gjëndrat e flokëve
Dermatologia Hadley King thotë se acidet yndyrore në vajin e farave të kungullit ndihmojnë "në shëndetin e gjëndrave të flokëve për shkak të vetive të tyre zbutëse". Kjo përkthehet në funksion më të mirë të pengesës së lëkurës së kokës dhe forcim të membranës së gjëndrave.
Forcon flokët
Një tjetër rol kyç që luajnë acidet yndyrore është forcimi i strukturës së flokëve. "Ato ndihmojnë në forcimin e fijeve, duke zvogëluar numrin e atyre të ndara apo atyre që këputen lehtë," thotë James.
Vaji ndikon në rritjen e flokëve
James shpjegon se acidet yndyrore omega-6 në vajin e farave të kungullit "nxisin hidratimin dhe ruajnë ekuilibrin e lagështisë së kokës, gjë që është thelbësore për rritjen e shëndetshme të flokëve". Vaji përmban gjithashtu vitaminë E, për të cilën trikologia thotë se mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në lëkurën e kokës, duke nxitur kësisoj rritjen e flokëve.
Si ta përdorni këtë lloj vaji te flokët tuaj?
Ju mund ta pini atë
Ju mund të konsumoni vajin e farave të kungullit duke e pirë ose në formë suplementesh. “Nëse e merrni nga goja këtë lloj vakti, efektet janë të menjëhershme sepse gjithçka shkon në gjak,” thekson triologia Sophia Emmanuel.
E aplikoni në flokët tuaj
Ju gjithashtu mund ta aplikoni vajin e farave të kungullit duke e ngrohur pak dhe duke e fërkuar në lëkurën e kokës.
Konsumoni produkte ushqimore që kanë këtë vaj në përbërje
Nëse e keni më të thjeshtë që të hani ushqime që kanë fara luledielli apo vajin e këtyre fara, sërish ju i keni bërë një nder flokëve tuaj. Mund të jetë bukë me fara kungulli, supë kungulli me fara etj.
Artikuj të sugjeruar:
- 6 prerje flokësh që do të të bindin për një ndryshim këtë sezon
- 5 gabime të përditshme që po ju dëmtojnë flokët dhe si t’i shmangni ato
- 10+ prerje flokësh që do i shihni kudo gjatë vjeshtës
- Njerëzit po vendosin ujë micellar në flokë, por a po bëjnë mirë?
- 10 modele flokësh se si të dukesh bukur gjatë gjithë sezonit