Muzika

Gjendet një vepër e panjohur e Mozart-it në një bibliotekë

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2024

Gjendet një vepër e panjohur e Mozart-it në një

Në një bibliotekë në Gjermani është gjetur një vepër e panjohur e kompozitorit të famshëm, Wolfgang Amadeus Mozart. Vepra daton në vitin 1760 dhe është kompozuar gjatë adoleshencës së kompozitorit. Vepra e rëndësishme u gjet nga studiuesit në Leipzig.

Studiuesit thonë se besojnë se dorëshkrimi i porsazbuluar nuk është shkruar nga vetë Mozart, thjesht është krijuar në adoleshencën e hershme dhe supozohet të jetë një kopje e bërë rreth vitit 1780. Dorëshkrimi është shkruar me një bojë kafe të errët, mbi një letër të punuar me dorë. Pjesët janë të lidhura individualisht.

Vepra në fjalë do të ketë premierën në Operën e Leipzig të shtunën, më datë 21 shtator 2024.

Mozart ka lindur në vitin 1756 dhe është cilësuar si një “fëmijë mrekulli”. Ai nisi të kompozonte vepra të shumta që në moshë të hershme, i inkurajuar dhe frymëzuar nga i ati. Sot, Mozart është një ndër kompozitorët më të shquar dhe një gjeni në muzikë.