Në botën e muzikës, sulmet mes këngëtarëve apo mosmarrëveshjet nuk janë diçka e re dhe një dramë e fundit duket se sapo ka nisur mes reperit Fedez dhe ish-mikut të tij, Tony Effe. Prej disa ditësh, hiti i këtij të fundit “Sesso e samba” ka qenë në krye të klasifikimeve muzikore në Itali, ndërsa Fedez e ka konsideruar si një hakmarrje duke u kundërpërgjigjur me të tjera këngë të reja të publikuara në kohë rekord.
Por, çfarë ka ndodhur mes dy artistëve të famshëm?
Gjithçka filloi nga një postim i Tony Effe, ku ai kishte shkruar: "Kurrë mos e zgjo një qen që fle!" Kaq ka mjaftuar që Fedez t’i përgjigjet me një tjetër postim:
“Mos e zgjo qenin e fjetur sepse gjithçka mund të ndodhë!”
Hipotezat për mosmarrëveshjet mes të dyve, janë sa profesionale, aq edhe personale. Mediat italiane kanë shkruar se Fedez ka pasur një flirt me ish-in e Effe-s, Taylor Mega, ndërsa Tony ka shkruar në rrjete sociale se “Chiara Ferragani thotë se më adhuron”, deklaratë të cilën e sqaroi më pas në kuadrin e një humori dhe miqësie të vjetër mes tyre.
Nga ana tjetër, Fedez i ka kujtuar Tony-t varësitë nga substancat narkotike, ndërsa ai është përgjigjur me një tjetër postim:
“Ty të pëlqeu kokaina atë mbrëmje, ne e shijuam bashkë!”
Ai shkon përtej duke diskutuar edhe besnikërinë e ish-mikut të tij dhe shkruan: “Ti je thjesht një spiun, mik i policisë”. Saga e përplasjeve vazhdon akoma duke shkuar edhe në nivele më personale dhe duke i dalë në mbrojtje ish-bashkëshortes të Fedez, Chiara Ferragni.
“Ti je një turp!” shkruan reperi Tony, teksa i kujton Fedez faktin që influencuesja jo vetëm e mbështeti, por i qëndroi pranë në momentet më të vështira të jetës së tij, siç ishte sëmundja.
“Ti nuk braktise thjesht një nënë…Ti bërë fëmijë për Instagram dhe i le ata,” shton Effe.
Përtej të gjitha përplasjeve virtuale dhe hipotezave të mediave italiane për konfliktin mes dy artistëve, ka reaguar edhe Chiara Ferragni me një postim në Instastory.
“Bëni çfarë të doni, por më lini të qetë dhe jashtë kësaj situate mua dhe fëmijët e mi,” shkruan ajo.

Mirë se vini në dramën më të re mes të famshmëve!
Artikuj të sugjeruar:
- Fedez thumbon Chiara-n në këngën e re?
- Fedez i dedikon një postim Chiara Ferragni-t?
- Khëm-khëm! Fedez fotografohet duke u puthur me një vajzë tjetër :)
- Chiara Ferragni ka një të dashur të ri?
- Çfarë ndodhi? Fedez shtrohet me urgjencë në spital
- Më fal? Fedez fotografohet duke u puthur me një vajzë misterioze
Burimi: La Repubblica