Instagramming

Fedez shpërthen kundër Chiara-s & Tonny Effe-s o.O

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2024

Fedez shpërthen kundër Chiara-s & Tonny Effe-s o.O
FOTO: Virginia Bettoja

Reperi italian ka paralajmëruar publikimin e hitit të ri muzikor sot në mesnatë, por me sa duket nuk ka pritur që ta mbajë gjithçka surprizë, por ka zbuluar disa pjesë nga teksti muzikor. Përmes një postimi në Instagram, Fedez ka reaguar sërish, duke publikuar një tekst që duket si një përgjigje për ish-bashkëshorten, Chiara Ferragni dhe ish-mikun, reperin Tonny Effe.

“Ajo bërtet e indinjuar: “Ki respekt për fëmijët e tu”! Pyes veten pse ajo pranoi ta publikonte atë këngë? Apo je kthyer në këshilltare martesore?”, thotë Fedez në këngën "Allucinazione Collettiva" (“Halucinacione kolektive”) që do të bëhet publik sot në mesnatë.

Kjo këngë po konsiderohet si një tjetër hakmarrje e Fedez ndaj Chiara-s dhe Tony Effe. Në fragmentin e shkëputur nga hiti më i ri, reperi italian ka disa thirrje edhe për ish-bashkëshorten, Chiara Ferragni.

“Sprova mediatike, ti je monotematike! Burri im është një i poshtër dhe kjo ishte strategjia jote e daljes nga situata."

Dhe mandej, një tjetër shenjëstrim për Tony Effe:

“Ti mendove se je Kendrick, por ti del si Machine Gun Kelly. Do të merresh me fëmijët e mi? Tony LucRarelli!”. Më tej, shton: “A ta kanë shpjeguar ndonjëherë ndryshimin midis një tumori dhe një budallai që akuzohet si mashtrues? Më vjen keq që Chiara pranoi me mirëbesim gjithçka. Të paktën, (tani) mund të them se ka bërë bamirësi,” thotë Fedez në rreshta dhe e mbyll këngën e tij me premtimin se do i japë shumë shpejt fund kësaj marrëzie.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Dhe drama vazhdon!

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Rolling Stone