Instagramming

Chiara Ferragni reagon pas dramës Fedez-Tony Effe

Shkruar nga Anabel

20 Shtator 2024

Chiara Ferragni reagon pas dramës Fedez-Tony Effe

Fedez njoftoi se do të publikojë këngën e re sot në mesnatë, ku dukshëm disa nga strofat piketonin ish-bashkëshorten e tij Chiara Ferragni. Kjo e fundit ka thyer heshtjen duke reaguar me dy postime në Instastory.

Influencuesja e njohur kujton faktin se muajt e fundit kanë qenë ndër “më të vështirët” në jetën e saj dhe i ka bërë ftesë ish-it dhe reperit Tony Effe që ta lënë jashtë kësaj historie.

"Këtë mbrëmje nuk do të ketë një tjetër këngë për t’u argëtuar, por një tjetër hit të rremë dhe pa sinqeritet. Një përpjekje e qartë për të shfrytëzuar momentin, një akt i dhunshëm, duke qenë se kanë qenë dhjetë muaj shumë të vështirë. Po përpiqem të eci përpara, pavarësisht gjithçkaje dhe kërkoj vetëm të mbetem jashtë këtyre lojërave,” ka shkruar Ferragni.

Chiara Ferragni reagon pas dramës Fedez-Tony Effe
FOTO: CHIARA FERRAGNI/ INSTAGRAM

Në një postim të dytë, Chiara thekson faktin se shpesh ka zgjedhur të heshtë përballë situatave, por duket se nuk ka ndërmend të mbajë të njëjtën qasje.

"Në shumë raste kam zgjedhur të hesht, ndoshta shumë, për të mbrojtur ata që më interesojnë dhe për të mbrojtur familjen time. Por, tani jam e lodhur! E lodhur nga vuajtja e sulmeve të kota dhe thashethemeve të pabaza. Besoj se ka ardhur koha për t'i dhënë fund gjithë kësaj dhe të jetoj në paqe, pa u tërhequr zvarrë në situata që nuk më përkasin mua as sot dhe asnjëherë."

Chiara Ferragni reagon pas dramës Fedez-Tony Effe
FOTO: CHIARA FERRAGNI/ INSTAGRAM

Kujtojmë që Fedez postoi pak orë më parë disa pjesë nga kënga e e tij e re me titull "Allucinazione Collettiva" (“Halucinacione kolektive”).

“Ajo bërtet e indinjuar: “Ki respekt për fëmijët e tu”! Pyes veten pse ajo pranoi ta publikonte atë këngë? Apo je kthyer në këshilltare martesore?”, thotë Fedez në hitin që do të bëhet publik sot në mesnatë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FEDEZ (@fedez)

Artikuj të sugjeruar: