Celebrity

Thuhet se “Diddy” është shumë i shqetësuar për fëmijët e tij, teksa vijon të qëndrojë në burg

Shkruar nga Anabel

21 Shtator 2024

Thuhet se “Diddy” është shumë i shqetësuar

Sean “Diddy” Combs është vërtet i shqetësuar për 7 fëmijët e tij, teksa vijon qëndrimin në burg, pas vendimit të gjykatës. Burime të afërta për reperin thanë për TMZ se reperi, përpos faktit që po qëndron nën vëzhgim për shkak se rrezikon të lëndojë veten ose të kryejë vetëvrasje, gjithashtu është shumë i shqetësuar për fëmijët dhe në “mënyrë të dëshpëruar” kërkon që të flasë me ta.

Thuhet se “Diddy” është shumë i shqetësuar

Burimi tha se “fëmijët e tij po mbështeten te njëri-tjetri dhe i kanë besuar Zotit për udhëheqje dhe forcë”.

Reperi ka 7 fëmijë me 4 gra të ndryshme. Ai ka adoptuar Quincy Taylor Brown, 34 vjeç, më pas, Justin, 30 vjeç, Christian, 26 vjeç, vajzën, Chance, 18 vje, D’Lila & Jessie, 17 vjeç dhe Love, 2 vjeç.

Djemtë e tij, Christian dhe Justin e mbështetën të atin gjatë akuzave që u bënë drejt reperit në muajin prill. Christian gjithashtu është akuzuar për sulm seksual, ndërsa Combs për trafikim, përdhunim, dhunë seksuale dhe shantazh.

Artikuj të sugjeruar: