Celebrity

Do besosh në dashurinë me shikim të parë kur të lexosh rrëfimin e David Beckham ^.^

Shkruar nga Anabel

22 Shtator 2024

Do besosh në dashurinë me shikim të parë kur të lexosh
FOTO: THEIMAGEDIRECT

Le të pranojmë që David dhe Victoria Beckham vazhdojnë të mbeten një prej çifteve më të lezetshëm në radhët e të famshmëve.

Gjatë një bisede të fundit me “People”, David kujtoi takimin me Victoria-n në vitin 1997, duke thënë se ishte "absolutisht" një situatë dashurie me shikim të parë. "Epo, sigurisht," tha ai, duke folur qartë: "Ajo ishte pjesëtare e Spice Girls, ishte seksi, e bukur dhe simpatike."

Për David, pamja e jashtme ishte vetëm një anë e medaljes në pjesën e ndjenjave dhe dashurisë përgjatë viteve me bashkëshorten e tij.

“Më pas kuptova se çfarë gruaje e fortë është ajo. Pra, ajo vazhdonte të më surprizonte me kalimin e viteve.”

Do besosh në dashurinë me shikim të parë kur të lexosh
FOTO: Dave Benett//Getty Images

Në rast se po pyesni veten se si u takuan ata të dy, David u shpreh në një intervistë tek “The Ellen DeGeneres Show”, se ka qenë një përshëndetje e rastësishme në dhomën e veshjes së futbollistëve ku Victoria kishte shkuar për të parë një ndeshje. Më pas, ata u takuan sërish rastësisht në një tjetër ndeshje futbolli.  

“Ne biseduam për gati një orë në dhomën e futbollistëve dhe ajo duhej të merrte trenin që të largohej po atë mbrëmje. Më shkroi numrin e saj të telefonit në biletën e trenit që e ruaj ende sot dhe kështu nisi gjithçka,” përfundon ish-futbollisti.

Ja pra një tjetër provë që tregon se dashuria me shikim të parë ekziston!

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Cosmopolitan