Demi Moore është kthyer pas në kohë për të na treguar se është përballur me sfida me imazhin për trupin e saj, pasi është bërë nënë për herë të dytë me vajzën e saj, Scout Willis, e cila ka lindur në vitin 1991.
Asokohe, aktorja jetonte në Malibu, Kaliforni me ish-bashkëshortin, Bruce Willis dhe tregon se është detyruar të ngasë biçikletën, duke përshkuar 48 km vetëm që të humbte peshë për rolin e saj në “Indecent Proposal”.
“Unë e ushqeja (Scout) gjatë natës, ngrihesha në errësirë dhe takohesha me trajnerin. Bëja me biçikletë shumë rrugë, madje deri te vendi ku po xhironim. Pastaj, duhet të xhiroja për një ditë të plotë, që zakonisht zgjat 12 orë. Pastaj, ia nisja nga e para”, u shpreh Moore në një intervistë me “CBS Sunday Morning”.
Më tej, vijon:
“Besoj se Scout ishte diku te 5-6 muajshe kur unë xhiroja për filmin. E vendosa veten në shumë presion”, tha këngëtarja dhe pranoi se kishte pritshmëri aspak reale për trupin e saj post partum. “Edhe thjesht ideja që i bëja kaq shumë gjëra trupit…është çmenduri, është qesharake”, u shpreh ylli i “Charlie’s Angles: Full Throttle”.
Ajo tregon se më vonë e kuptoi se të rikthehej në formë pasi u bë nënë, nuk pati shumë rëndësi.
Aktorja është nënë e tre vajzave, për të cilat bashkëprindëron me Bruce Willis. Ata kanë qenë të martuar për 13 vite dhe sollën në jetë Rumer (1988), Scout (1991) dhe Tallulah (1994). Moore dhe Willis i dhanë fund martesës në vitin 2000, por sërish kanë marrëdhënie shumë të mirë.
Artikuj të sugjeruar: