Celebrity

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas përfundimit të kimioterapisë

Shkruar nga Anabel

23 Shtator 2024

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas
FOTO: Karwai Tang/WireImage

Princesha e Uellsit është shfaqur dje (22 shtator 2024) për herë të parë në publik, pasi njoftoi se kishte përfunduar trajtimin e kimioterapisë. 42-vjeçarja ishte bashkë me princin William dhe pjesëtarë të tjerë të familjes mbretërore në një ceremoni që u mbajt në kishën Crathie Kirk pranë kalasë Balmore në Skoci.

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas
FOTO: NEWSLINE MEDIA LIMITED

Kate u fotografua e ulur si pasagjere pranë bashkëshortit William, në makinën që drejtohej nga ky i fundit. Ajo mbante një kapele në ngjyrë jeshile të errët me pupla, një pallto kafe me kuadrate, ndërsa princi ishte  veshur me një kostum të errët. Çifti mbretëror u shfaq në këtë ceremoni bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes mbretërore.

Kate Middleton shfaqet për herë të parë në publik, pas
FOTO: NEWSLINE MEDIA LIMITED

Pjesëmarrja në këtë ceremoni në kishë shënon edhe zyrtarisht daljen e parë publike të Kate, pasi ajo njoftoi në fillim të këtij muaji se kishte përfunduar trajtimin e kimioterapisë, për të kuruar në kohë diagnozën e kancerit.

Kujtojmë që Kate zbuloi diagnozën e kancerit përmes një videoje që ajo postoi në muajin mars të këtij viti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Anabel Entertainment (@anabel.entertainment)

Çfarë është kimioterapia parandaluese?

Miliona njerëz nga çdo cep i botës e kanë parë videon e princeshës, teksa shumë syresh kanë pyetur se çfarë është kimioterapia parandaluese dhe si funksionon.

"Kimioterapia parandaluese përdoret pasi kanceri fillestar hiqet, në përpjekje për të ulur rrezikun e rikthimit të tij," thotë Marleen Meyers, mjeke onkologe dhe drejtore e programit të "luftimit të kancerit" në Langone Perlmutter Cancer Center në New York University.

“Ne shpesh e japim këtë lloj trajtimi në përpjekje për të zhdukur qelizat mikroskopike që nuk mund të shihen në skanime, por mund të rriten nëse nuk trajtohen. Pavarësisht kurimit të kancerit, mund të ketë një rrezik të lartë të përsëritjes, kështu që duket të përdoret kimioterapia parandaluese. Kjo mund të bëhet në kancerin e gjirit, vezoreve, zorrës së trashë etj”.

Ndryshe, kjo njihet edhe si një kimioterapi ndihmëse dhe është e vërtetuar shkencërisht se kombinimi i saj me kirurgjinë përmirëson shanset e jetëgjatësisë në shëndet të plotë dhe krijon pamundësinë e rikthimit të sëmundjes.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: People