
Princ Leka ka zyrtarizuar romancën me fotografen Blerta Celibashi, duke postuar foton e parë si çift. Ata kanë qenë të ftuarit specialë në një mbrëmje gala të në Carpathia West Estate në SHBA, ku përpos tyre kishte të pranishëm edhe shumë personalitete të tjerë nga e gjithë bota.
Princi, i veshur me një kostum të zi dhe partnerja e tij, me një fustan të gjatë të zi, dekolte të theksuar dhe aksesorë të veçantë, dukeshin një dyshe e kombinuar në detaje në tërësinë e look-ut të tyre.

Kujtojmë që kjo është fotoja e parë zyrtare që konfirmon romancën e princ Lekës me fotografen Celibashi, pavarësisht fotove të tjera të rastit që kanë qarkulluar ndër muaj nga udhëtimet e tyre apo pritjet nëpër aeroporte.
Princ Leka dhe Elia Zaharia janë divorcuar zyrtarisht, sipas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Sipas dokumentit, vendimi për zgjidhjen e martesës së tyre është zyrtarizuar më 25 prill dhe tradhtia nuk ka qenë një arsye e përfundimit të martesës së çiftit.
Ata janë ndarë për shkak të konflikteve të shumta e të vazhdueshme, ndërprerjes së bashkëjetesës dhe mungesës së komunikimit, arsye që janë aprovuar nga ish-çifti.
Princ Leka dhe aktorja Elia Zaharia janë njëherësh prindër edhe të Geraldinës, vajzës së tyre 4-vjeçare.
Artikuj të sugjeruar:
- Viti i ndarjeve: Çiftet VIP që u dhanë fund romancave të tyre
- Amos flet për gjendjen e Elias pas divorcit: “Kur erdhi dallga, gjithçka ishte shumë traumatike”
- Zyrtarisht të ndarë! Përfundojnë procedurat e divorcit të princit Leka dhe Elia Zaharisë
- Videoja virale me përmbajtje dhune: Reagon princ Leka
- Elia dhe i ati akuzojnë princ Lekën për dhunë