Celebrity

Offset akuzon Cardi B për tradhti

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2024

Offset akuzon Cardi B për tradhti

Reperi Offset ka akuzuar ish-bashkëshorten, Cardi B, se ajo e ka tradhtuar gjatë kohës kur ishte shtatzënë. Gjatë një live në Instagram, reperi i “Clout”, u shpreh: “Ti bëre seks kur kishe një bebe brenda teje, trego të vërtetën”, duke akuzuar kështu reperen se ajo e ka tradhtuar, megjithëse dyshja është në një proces divorci.

Pak më vonë, Cardi reagoi me një postim në X, duke u shprehur: “E bëra”, megjithatë, nuk dihet nëse konfirmimi ka lidhje me akuzën e reperit. Nuk dihet zanafilla e shkakut të deklaratës së reperit, por gjithsesi, ai dhe Cardi kanë firmosur për divorc në korrik të këtij viti.

Offset akuzon Cardi B për tradhti

Më tej, në një video live në Instagram, Cardi B foli për sfidat pas ndarjes me Offset. Ajo u shpreh se reperi e kërcënoi që do t’i merrte mbrapsht dhuratat që i ka dhënë, sepse ajo “po vazhdon përpara” pas ndarjes së tyre. Ajo, pas shumë ofendimeve, u shpreh se ai nuk mund ta blejë, duke shtuar:

“Ti do të marrësh gjërat e mia, sepse unë po eci përpara? Ec edhe ti? Pse s’ecën dot para?”.

Offset akuzon Cardi B për tradhti

Cardi B dhe Offset, shpesh kanë pasur një marrëdhënie me ulje dhe ngritje. Ajo ka nënshkruar divorcin nga Offset në 2020-ën, por më pas, i zgjidhën konfliktet. Kjo periudhë paqeje nuk vijoi për shumë gjatë, pasi ata u ndanë sërish dhe nënshkruan divorcin më 31 korrik.

Offset akuzon Cardi B për tradhti

Një burim për “Page Six” u shpreh: “Ata u ndanë. Ai e çoi Cardi-n në një vendim të tillë. kjo është diçka që ajo do ta bëjë”.

Cardi po kërkon kujdestarinë primare për tre fëmijët e tyre. Ish-çifti bashkëprindërojnë për vajzën, Kulutre, djalin Wave dhe vogëlushen e porsalindur, emri i së cilës ende nuk dihet.

Artikuj të sugjeruar: