Bota

Platforma X heq mbi 5 milionë llogari nga përdorimi, por pse?

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2024

Platforma X heq mbi 5 milionë llogari nga përdorimi, por pse?

Rrjeti i njohur i mediave sociale X (ish-Twitter) ka publikuar një raport për transparencën që kur miliarderi Elon Musk e bleu këtë kompani. Sipas të dhënave, për shkak të praktikave të kontrollit të përmbajtjeve, duket se rrjeti X ka hequr miliona llogari nga përdorimi, vetëm gjatë gjysmës së parë të këtij viti.

Kjo platformë ka hequr afërsisht 5.3 milionë llogari, krahasuar me 1.6 milionë llogari që kompania raportoi se spastroi në gjysmën e parë të vitit 2022. Kompania e rrjetevr sociale gjithashtu etiketoi më shumë se 10.6 milionë postime për shkelje të rregullave të platformës, ndërsa pesë milionë prej tyre i kategorizoi si "shkelës të politikës" për shkak të gjuhës së urrejtjes.  

Në një postim në muajin prill të vitit të kaluar, kompania u kërkonte përdoruesve të hiqnin 6.5 milionë postime me përmbajtje që shkelnin rregullat e kompanisë, një shifër në rritje me 29% krahasuar me vitet e kaluara.

Kur Musk po përpiqej të blinte Twitter në vitin 2022, ai tha se po e bënte këtë sepse që kërkonte që ta fuste këtë platformë në rrugën e duhur për fjalën e lirë. Kujtojmë që miliarderi Musk ka hequr nga puna shumë punonjës të stafit dhe ka bërë ndryshime të tjera, duke çuar në një tërheqje të vazhdueshme të VIP-ave, organizatave dhe njerëzve të ndryshëm nga kjo platformë.

Artikuj të sugjeruar:

 

Burime: New York Post