Ashtu si garderoba, rutina e kujdesit për lëkurën ka nevojë për një përditësim sezonal. Ditët e gjata dhe dembele në diell mbaruan dhe tani lëkura ka nevojë për përgatitje për ajrin e ftohtë. Mos u trembni! Duhen vetëm disa ndryshime të vockla dhe do të shkëlqeni si gjithnjë.
1. Përdorni një larës me teksturë kremoze
Nëse përdorni larës në trajtë xheli, tani është koha ta zëvendësoni me një larës me bazë kremi që hidraton lëkurën teksa e pastron. Ky larës do ta mbajë lëkurën të butë dhe të lëmuar.

2. Eksfoloni, por me kujdes
Po, mund të eksfoloni, por mos e teproni. Barriera e lëkurës tashmë po përballet me ndryshimin e motit, kështu që tregohuni të kujdesshëm me të. Zgjidhni një eksfoliant të butë për të hequr qafe qelizat e vdekura dhe për të lejuar që produktet hidratuese të depërtojnë më mirë.
3. Përforconi hidratuesin
Me rënien e temperaturave, lëkura “bërtet” për hidratim. Tani duhet të blini kremra dhe serume të pasura me acid hialuronik dhe ceramide.
4. SPF vazhdon të jetë mikesha juaj
Vera mbaroi, por kjo nuk do të thotë të hiqni dorë nga kremi i diellit. Rrezet e dëmshme janë të pranishme gjatë gjithë vitit. Aplikoni SPF çdo ditë.
5. Ajër i pastër, lëkurë e lëmuar
Mos harroni sa i rëndësishëm është ajri për lëkurën. Ndotja mund të bllokojë poret. Edhe ajri i brendshëm – për shkak të pajisjeve ngrohëse - mund të largojë lagështinë nga lëkura, duke e lënë të dehidratuar. Ndaj hidratojeni sa më shumë dhe bëni pastrim të dyfishtë.
Gjithashtu, pirja e cigareve tradicionale mund ta ekspozojë lëkurën ndaj kimikateve të dëmshme. Nëse jeni duhanpirës dhe do të vazhdonit të konsumonit, mund të kaloni në IQOS, një alternativë pa tym që ngroh duhanin në vend që ta djegë, duke reduktuar ekspozimin ndaj tymit.
6. Jepini buzëve pak dashuri
Buzët janë të parat që vuajnë kur moti ftohet. Mbani gjithmonë në çantë balsam hidratuese për të shmangur buzët e plasaritura.
-Artikull promocional