Ushqim & Pije

5 llojet e ushqimeve dhe pijeve që duhet t’i shmangni kur udhëtoni me avion

Shkruar nga Anabel

26 Shtator 2024

5 llojet e ushqimeve dhe pijeve që duhet t’i shmangni kur
FOTO: Martinedoucet via Getty Images

Që udhëtimi juaj i radhës të mos kthehet në një përvojë të tmerrshme, përtej faktit nëse keni frikë turbulencat e vazhdueshme, ka disa ushqime dhe pije që duhet t’i shmangni. Këtë nuk e themi ne, por piloti Paul Janowicz, pjesë e një kompanie të njohur ajrore.

#1 Alkooli

Mund të jetë joshëse të porosisni një pije të fortë, sidomos nëse do të shmangni ankthin e një udhëtimi me avion."Por, alkooli mund t'ju dehidrojë dhe t'ju bëjë të ndiheni të mërzitur dhe të lodhur pas fluturimit," thotë Janowicz.

#2 Kafeja

Përtej idesë se kafeja herët në mëngjes ose përpara një udhëtimi ju gjallëron, në fakt ajo ka një efekt negative në organizim: ju dehidraton. Dhe kjo ndodh për shkak të kafeinës.

#3 Pijet e gazuara

Pijet me gaz duhet të shmangen edhe në jetën e përditshme, pasi nuk janë të shëndetshme për shkak të gazit dhe sheqerit. Mbi të gjitha karbonizimi mund të shkaktojë gazra dhe fryrje, veçanërisht nëse pini ndërsa avioni është duke u ngjitur ose duke zbritur, pra me ndryshimet e presionit të ajrit.

#4 Ushqime pikante

Ushqimet pikante apo ato me erëzë shkakton shqetësime në stomak, sidomos gjatë fluturimeve. Ndaj, nëse doni të shmangni rrezikun e përvëlimit të gojës dhe trazimit të stomakut, më mirë t’i shmangni.

#5 Ushqimet e skuqura

“Ngrënia e diçkaje të skuqur para ose gjatë një fluturimi do të thotë më shumë natrium në organizmin tuaj, gjë që dehidraton trupin, por mund të shkaktojë edhe simptoma të tjera si gazra apo fryrje,” shpjegon Janowicz.

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: Well+ Good