Celebrity

Akuzat e Offset për tradhti: Reagon sërish Cardi B

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2024

Akuzat e Offset për tradhti: Reagon sërish Cardi B
FOTO: GETTY

Reperja e famshme duket se nuk është përmbajtur aspak, pas komenteve të ish-it të saj për tradhti gjatë shtatzënisë. Gjatë një Live në Instagram, Cardi B reagoi ndaj Offset, ku ky i fundit i tha hapur se ajo e ka tradhtuar gjatë kohës që mbante fëmijën e tij në bark.

Akuzat e Offset për tradhti: Reagon sërish Cardi B
FOTO NGA LIVE INSTAGRAM/ CARDI B

"Thuaj të vërtetën", u shpreh Offset dhe menjëherë, Cardi B bëri një postim në X (ish-Twitter) duke shkruar: "E bëra!!", çka bëri njerëzit të hamendësonin se reperja konfirmoi akuzën e Offset.

Pak minuta më vonë, ajo këndoi hitin “I Should’ve Cheated” nga Keyshia Cole përpara se të tregonte versionin e saj. Këngëtarja kërkoi që të mos u kushtohej rëndësi fjalëve të Offset që sipas saj janë totalisht të pavërteta.

“Mos i kushtoni vëmendje atij! Unë jam Cardi B! Nëse do e bëja me gjithkënd, do isha askushi. Unë nuk mund të shkoj me këdo. As në industrinë e muzikës nuk mund të shkoj me këdo sepse do të tregonin. Pra, të lutem, mos u bëj budalla. Mos luaj me mua!”

Cardi B shtoi se beteja e saj me ish-in tashmë i takon gjykatës, sidomos pas akuzave për tradhti. "Tani do të shkojmë me luftë në gjykatë, apo jo?", u shpreh ajo.

Kujtojmë që Cardi B dhe Offset janë prindër të vajzës Kulture Kiari Cephus, djalit Wave Set Cephus dhe vajzës që erdhi në jetë gjatë procesit të divorcit të çiftit të famshëm.

Këngëtarja e "Drip" ka bërë kërkesë për divorc dy herë nga artisti "Open It Up", fillimisht në shtator të vitit 2020 dhe përsëri në korrik të këtij viti. 

Artikuj të sugjeruar: 

 

Burimi: People