Duket se aktori Johnny Depp i është rikthyer edhe njëherë një prej ngjarjeve më të bujshme në jetën e tij jo vetëm si artist, por edhe atë në aspektin privat. I ftuar në ceremoninë e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në San Sebastian, ku Depp do të debutojë si regjisor, por edhe si aktor në një film me Al Pacino-n, ai dha një deklaratë për Amber Heard.
"Secili ka historinë e tij," i tha Depp gazetarëve të pranishëm në këtë ngjarje artistike. "Sigurisht, mund të themi se kam kaluar nëpër një sërë gjërash, por jam mirë,” tha aktori.
I pyetur nga gazetarët për faktin nëse këto deklarata të tij i referoheshin ish-partneres Amber Heard, aktori duket se nuk e mohoi diçka të tillë.
"Mendoj se ne të gjithë kemi kaluar nëpër një sërë gjërash në jetë. Ndoshta, historia jote nuk u kthye në një telenovelë televizive, ndërsa e imja po. Por, ne të gjithë përjetojmë dhe kalojmë në situata të ndryshme. Kryesorja, ato gjëra që ne jemi në gjendje t'i jetojmë dhe t’i përdorim, ato kurrë nuk harrohen."
Kujtojmë që Johnny dhe Amber u martuan në vitin 2015, pasi pranuan se kishte një kimi të pamohueshme mes tyre, por gjërat morën kthesë të papritur shumë shpejtë. Në vitin 2017, Heard paraqiti kërkesën për divorc, si edhe një urdhër të përkohshëm mbrojtjeje ndaj ylli të “Pirates of the Caribbean”.
Gjërat duket se u qetësuan, por në vitin 2019, aktori paditi aktoren e “Aquaman” në lidhje me një shkrim që ajo botoi ku zbulonte pretendimet për abuzim fizik dhe dhunë nga ana e partnerit kundrejt saj. Gjithçka më pas u kthye në një “cirk” televiziv dhe në fund të betejës ligjore, u vendos që aktorja Heard të paguante 10 milionë dollarë si përgjegjëse për tre akuza shpifjeje ndaj Depp, ndërsa aktori duhet të paguante rreth dy milionë dollarë ndaj artistes.
Aktori 61-vjeçar mori pjesë në festivalin San Sebastian për të promovuar filmin më të ri “Modi”, bazuar në jetën e një artisti që jetonte në vitin 1916 në Francë, ngjarje që vendosen në të njëjtën periudhë me Luftën e Parë Botërore.
Një dramë biografike, ku Depp është regjisor dhe ka prodhuar filmin së bashku me Al Pacino-n. Kjo është përpjekja e tij e dytë në regji, pas filmit “Brave” të vitit 1997 që nuk u vlerësua shumë mirë nga kritikët.
Artikuj të sugjeruar:
- Johnny Depp është në një lidhje të re me modelen 28-vjeçare
- Thuhet se Johnny Depp (60 vjeç) dhe Jenna Ortega (20 vjeç) janë të lidhur, por si qëndron e vërteta?
- Pas gjyqit dhe zërave për të, Amber Heard thotë se “ka ecur përpara, sepse e tillë është jeta”
- Vajza e Johnny Depp konfirmon romancën me reperen amerikane
- Amber Heard: Grupet feministe nënshkruajnë një letër të hapur në mbështetje të aktores
Burimi: Radar Online