Showbiz dhe TV

Prit, çfarë? Loredana dhe Karim Adeyemi janë martuar?

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2024

Prit, çfarë? Loredana dhe Karim Adeyemi janë martuar?

Përshëndetje!

Kemi ca të reja (ose jo) nga marrëdhënia e Loredanës me futbollistin Karim Adeyemi. Që t’i biem shkurt: Ata mund të jenë martuar!

Tani, le t’i biem gjatë! Pse mund të jenë martuar? Sepse Karim iu drejtua Loredanës si “gruaja e tij”, madje i dha edhe meritat gatimit të saj për fitoren historike të Dortmundit, i cili mundi Celtic me rezultatin 7-1.

Pas fitores, Karim u shpreh: “Dje gruaja ime bëri brokoli, ndoshta ndaj ndodhi (fitorja”. Mbase s’je përqendruar te fjala e duhur, ndaj le ta theksojmë: Gruaja ime!

Prit, çfarë? Loredana dhe Karim Adeyemi janë martuar?

Mund të jetë një shprehje për të treguar seriozitetin e marrëdhënies së tyre, apo një shaka online, nuk e dimë, por sërish, nuk përjashtohet mundësia që çifti të ketë kurorëzuar dashurinë.

Artikuj të sugjeruar: