Kylie Jenner debutoi si modele në mbyllje të Javës së Modës në Paris dhe familja e të dashurit të saj, aktorit Timothée Chalamet ishte aty për ta mbështetur!
Sipërmarrësja e famshme duket se i është rikthyer modelingut, në mbyllje të sfilatës së Coperni-t në Disneyland dhe dukej fiks si një princeshë Disney.
Në mbyllje të sfilatës, në një video që ka qarkulluar në TikTok, Kylie shfaqet duke përqafuar motrën e Timothée, Pauline Chalamet.
Çifti është bashkë prej prillit të vitit të kaluar, por fakti që ata e kanë mbajtur romancën shumë larg vëmendjes mediatike ka bërë që njerëzit të hamendësojnë edhe për ndarje.
Por, në komentet poshtë videos, pjesa dërrmuese e tyre flet për një përkrahje të motrës së aktorit dhe miliarderes Jenner.
"Kjo dëshmon gjithçka për mua," thotë një përdorues i TikTok, duke u dhënë përgjigje të gjithë atyre që mendojnë se marrëdhënia e Kylie-t dhe Timothée është thjesht për qëllime marketingu; "Oh, ky është një moment kaq i ëmbël," shton një tjetër; "Nuk më intereson çfarë thonë njerëzit, Kylie duket si një vajzë që ka respekt për familjen e partnerit të saj," shton një person tjetër; "Kjo video është prova se Kylie dhe Timothée janë bashkë dhe të lumtur,";"Kylie me motrën e partnerit, një tjetër shenjë dashurie mes dyshes së famshme."

Në përfundim të kësaj eksperience, Kylie publikoi disa foto dhe video në Instagram për të falënderuar stilistët, por edhe gjithë ndjekësit në këtë rrugëtim të veçantë.
"Faleminderit @sebastienmeyer & @arnaud_vaillant. Nuk mund të shpreh dot se sa mirënjohëse jam për ju të dy dhe këtë natë përrallash nuk do ta harroj kurrë. U ndjeva si një princeshë e vërtetë,” përfundon Kylie Jenner.
Artikuj të sugjeruar:
- Kylie Jenner duket e vendosur për të rikthyer trendet e vjetra dhe tani radhën e kanë thonjtë
- Si rrallëherë, njerëzit kanë komente pozitive për Kylie Jenner, por pse?
- Khëm-khëm! Thuhet se Kylie qenka më e dashuruar se kurrë me Timothée ??
- Kylie Jenner ndihet një mama e dështuar në lidhje me zgjedhjen e emrit të të birit, por pse
Burimi: Ok Magazine