Celebrity

Thuhet se princi William ka qenë gjithnjë xheloz për popullaritetin e Harry-t

Shkruar nga Anabel

3 Tetor 2024

Thuhet se princi William ka qenë gjithnjë xheloz për
FOTO: MEGA

Pavarësisht krisjes së marrëdhënies mes princit William dhe Harry-t, me sa duket përçarja mes vëllezërve ka qenë më e hershme se kaq.

Sipas ish-truprojës së princeshës së ndjerë Diana, Ken Wharfe, William ka qenë gjithmonë shumë xheloz për popullaritetin e Harry-t, madje që kur ishin fëmijë.

"Harry bën shumë shaka dhe ky tipar e ka dalluar që në moshë të vogël. Njerëzit i duan personat me humor të hollë dhe shakaxhinj dhe Harry është një prej tyre. Një pjesë e problemit mes William-it dhe vëllait ishte pikërisht ndjesia e xhelozisë për popullaritetin që kishte Harry gjatë gjithë kohës," tha ai për podkastin “A Right Royal”.

Duket se Harry ka trashëguar disa nga tiparet më të mira të së ëmës, siç ka qenë e qeshura, dëshira për argëtim dhe popullariteti në masë.

"Harry ka një stil unik, jo vetëm në pamjen e jashtme, por edhe në pjesën e komunikimit dhe bisedat ku përfshihet. Ndaj, William është ndjerë shpesh në pozita inferiore në krahasim me të vëllanë,” shton ish-truproja.

Thuhet se princi William ka qenë gjithnjë xheloz për
FOTO: MEGA

Por, kohët e fundit ka pasur tentativa nga të gjitha anët për një rregullim të raportit mes të dyve, si në rastin e fundit të William dhe Kate Middleton kur uruan publikisht Harry-n për ditëlindjen e tij të 40-të.

Artikuj të sugjeruar: