
Lana Del Rey dhe partneri i saj, Jeremy, u martuan në një ceremoni intime, duke surprizuar njerëzit. Këngëtarja ka bërë edhe reagimin e parë mbi partnerin, duke u shprehur:
"Jeremy është një dhe i vetmi. Ai është fantastik. Dhe po, ne jemi shumë të lumtur," komentoi artistja në një video në Instagram ku shfaqet ajo me Jeremy Dufrene, të ulur në një trotuar, teksa shkëmbejnë puthje dhe biseda bashkë.
View this post on Instagram
Historia e dashurisë mes Del Rey-t dhe Dufrene ka qenë plot mister, që pas fotove të para që qarkulluan ku ata shfaqeshin bashkë, deri te mbajtja private e gjithë historisë, për të kaluar te ceremonia e martesës.
“Ata u takuan fillimisht disa vite më parë herën e parë dhe më pas u rilidhën në fillim të këtij viti,” tha një burim për “People”. “Ka qenë një lloj romance e stuhishme, por miqtë e ngushtë të Lana-s kanë pasur gjithnjë pritshmëri se ata do të martoheshin.”
Sipas të njëjtit burim, bashkëshorti i artistes ka disa cilësi që ajo i ka vlerësuar që në fillim për të shkuar më pas deri te betimi në altar dhe martesa.
“Jeremy është i ndryshëm nga burrat që Lana ka takuar në botën e argëtimit. Ai është një person i mrekullueshëm. Është simpatik, shumë zotëri dhe kryesorja, ai e trajton artisten shumë mirë.”

Siç e përmendëm më sipër, Lana Del Rey dhe Jeremy Dufrene u martuan në një ceremoni shumë private, me të ftuar familjarë dhe miq. Ceremonia u mbajt në Des Allemandes, Los Angeles.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: E News