Një video nga “Jimmy Kimmel Live!” është bërë publike, ku Justin dhe Sean “Diddy” Combs, të ftuar në talk show, flisnin për marrëdhënien e tyre. Videoja daton që prej vitit 2011, kur Justin ishte rreth 16 vjeç.
“Ç’po ndodh me ju djema? Punoni bashkë?”, pyeti Kimmel dhe “Diddy” u përgjigj:
“Jo…Ne jemi bërë miq në një mënyrë të çuditshme. Për shumë prej nesh, ai (Justin) është si një vëlla i vogël. Ai nuk stepet që të na marrë në telefon dhe të na kërkojë këshilla”.
Më tej, Combs thotë se në industrinë e muzikës ka një “familje të fortë”, e cila e ka përqafuar Justin për ta mbrojtur, sepse ai është një njeri i mirë. “Përpos talentit, ai është një prej fëmijëve më të mirë që mund të njohësh”, u shpreh ai.
Më tej, Justin e falenderoi reperin e “Tell Me” dhe tregoi se ai i kishte blerë një makinë Lamborghini. “Ai më bleu një Lamborghini dhe unë as nuk kam hyrë ende në shtëpinë e tij”, tha Justin, duke nënkuptuar kështu shtëpinë ku bëheshin festat.
Diddy saktësoi se Justin e mori makinën pas 1-2 ditëve që prej aksesit në shtëpinë e tij. “Ai e di që nuk duhet të flasë për gjërat që bën me vëllain e madh Puff në një televizion kombëtar. Jo gjithçka është për këdo”, u shpreh “Diddy”.
Sa i përket hyrjes së Justin nëpër festat e çmendura të “Diddy-t”, ka mundësi që ai t’i referohet një momenti që është bërë më parë viral në internet. Combs dhe “Diddy” kanë qëndruar bashkë për 48 orë në vitin 2009 dhe “Diddy”, në një video u shpreh: “Se ku po shkojmë dhe se ç’do bëjmë nuk mund ta tregojmë, por padyshim është ëndrra e një 15-vjeçari”.
“Diddy” tanimë është akuzuar për trafikim, prostitucion, dhunë seksuale e përdhunim, ndërsa vijon të qëndrojë në burg. Sa i përket Justin, ai është bërë babai i Jack dhe sipas burimeve për “People”, nuk do të përzihet fare me këtë çështje.
Artikuj të sugjeruar:
- Ka marrë pjesë në festat e
- Ronela Hajati reagon pas deklaratës së shumëpërfolur:
- Njerëzit kritikojnë Ronela Hajatin për deklaratën e saj: “Bëji publikë emrat ose hesht!”
- Ronela Hajati thotë se ka ca emra shqiptarësh si “Diddy” o.O
- Çështja e “Diddy-t”: Interneti nuk po përmbahet as ndaj Jay Z dhe Beyoncé
- Çështja tronditëse e reperit “Diddy”: Ja ç’duhet të dish