
Ndonëse është treguar e tërhequr, si në daljet e saj publike, por edhe intervistat që zbulojnë detaje rreth fëmijëve apo jetës së saj private, Melania Trump më në fund ka vendour të flasë. Përmes një shkrimi të botuar në “New York Times”, ish-Zonja e Parë e SHBA-ve ka folur për periudhën e vështirë, kur i biri është bullizuar gjatë viteve të fëmijërisë.
"Përvoja me Barron gjatë fëmijërisë, nga ngacmimet në internet te jeta reale është tregues i pastër i dëmit të pariparueshëm që këto hipoteza kanë shkaktuar tek im im bir dhe familja ime,” thotë Trump.
Melania shtoi se shkrimtari Brian O'Donnell ishte përpjekur që të publikonte shkrime dhe video, me momente kur duart djalit të saj lëviznin në mënyrë të çrregullt apo nuk preknin njëra-tjetrën.
“Shenja tipike për një fëmijë autik,” ka shkruar shkrimtari asokohe.
"Unë u tmerrova nga një mizori e tillë," shtoi Trump. Ndjeva se dikush po sulmonte djalin tim, vetëm se nuk pëlqente bashkëshortin tim,” theksoi ajo.

54-vjeçarja e quan djalin e saj një "djalosh të jashtëzakonshëm me një kombinim inteligjence dhe sharmi.”
Barron është fëmija i vetëm i Melania-s dhe Donald Trump, ndërsa ky i fundit ka edhe katër fëmijë të tjerë nga martesat e mëparshme, Ivanka, Eric, Tiffany dhe Donald Trump Jr.
Djali i çiftit presidencial që është bullizuar sipas Melania-s për shkak të dyshimeve për autizëm është sot 18 vjeç dhe studion në “New York University's Stern School of Business”.
Artikuj të sugjeruar:
- Pse Melania Trump mungoi në foton familjare të Krishtlindjeve
- Herët kur zonjat e para të SHBA-së kanë dhënë (fshehtas) mesazhe nëpërmjet veshjes
- Shërbimi sekret, jo pa arsye, kishte një pseudonim filmash vizatimorë për Melania Trump!
- Fjalimi i lamtumirës si Zonjë e Parë: Melania thyen traditën shekullore të Shtëpisë së Bardhë
Burimi: Hello