
Kourtney Kardashian dhe Travis Barker kanë shtuar masat e sigurisë duke kërkuar patrullë policie për të mbrojtur shtëpinë e tyre.
Çifti, i cili u martua në maj të vitit 2022 u kanë kërkuar autoriteteve në Los Angeles përmes një shkrese që “policia të jetë përpara shtëpisë së tyre, për shkak të hajdutëve apo personave që kanë tentuar edhe më parë të futen në pronën e tyre,” sipas portalit TMZ.
Megjithatë, thuhet se ylli i Kardashians, bateristi i Blink-182 dhe fëmijët e tyre nuk janë të shqetësuar për një kërcënim real, pavarësisht kërkesës së tyre.
Kujtojmë që Kardashian dhe Barker zotërojnë një sërë pronash, përfshirë një shtëpi buzë oqeanit në Carpinteria, Kaliforni, të cilën e blenë në vitin 2022 nga komediani Conan O'Brien.

Në fillim të këtij viti, Kourtney zbuloi se u transferua në shtëpinë e bashkëshortit të saj në një hapësirë gati tetë mijë metra katrorë, pasi ata u bënë për herë të parë prindër të një fëmije bashkë, djalit me emrin Rocky.
Pavarësisht se zona Calabasas në Kaliforni është një qytet i pasur, ata kanë arsye të shqetësohen, pasi më parë ka pasur tentativa vjedhjeje ndaj tyre.
Në prill të vitit të kaluar, një admirues i çiftit të njohur kaloi me makinë përmes portës së sigurisë së lagjes së Barker në përpjekje për ta takuar atë.
Artikuj të sugjeruar:
- Ç’ndodhi? Njerëzit shpërthejnë ndaj Kourtney Kardashian: “A ke respekt për fëmijët?”
- Kylie shkakton hatërmbetje mes Kim dhe Kris Jenner?
- Njerëzit shpërthejnë kundër Kourtney Kardashian: “Tregove mungesë respekti”
- Kourtney Kardashian ka të reja në lidhje me jetesën e saj me Travis Barker
- Kourtney flet për vështirësitë e të pasurit fëmijë: